MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë ushqimesh të ha për të parandaluar Alzheimerin?

01.07.2021 - 13:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë ushqimesh të ha për të parandaluar Alzheimerin?

Mjeku: Perimet me gjethe jeshile, arrat, manaferrat, fasulet, drithërat, peshku, pula, vaj ulliri dhe vera janë konsideruar si ushqime shumë të shëndetshme për trurin.

Dieta përmban fasule çdo ditë, pulë dy herë në javë dhe peshk një herë në javë. Të gjitha këto ushqime janë të pasura me proteina dhe me pak yndyrna të ngopura, duke i bërë ato efektive për shëndetin tuaj të përgjithshëm, si dhe për shëndetin e trurit.

Ja si do të funksionojë dieta:

Do t’ju nevojitet sallatë, perime dhe tre racione drithërash çdo ditë. Veçanërisht sugjerohet lakër brukseli dhe spinaq, të cilat janë të pasura me vitamina B6 dhe B12.

Arrat dhe manaferrat: janë gjithashtu ushqime ideale, të dyja lidhen me funksionimin e shëndetshëm të trurit.

Boronicat dhe luleshtrydhet: mund të ngadalësojnë simptomat e lidhura me Alzheimer. Efekti pozitiv i këtyre ushqimeve i detyrohet përmbajtjes së shtuar të acidit folik, vitaminës B6, thiaminës, të cilat nga ana e tyre ndikojnë në përmirësimin e furnizimit të trurit me gjak.

Vera: Disa studime tregojnë se vera ndikon në pëmirësimin e shëndetit të trurit dhe ndihmon në mbrojtjen kundër Alzheimerit. Por çelësi është moderimi. Përkatësisht një gotë në ditë për gratë dhe dy për burrat. Jo më shumë se kaq sepse të ketë efekte negative për shëndetin e trurit. Nga të gjitha pijet alkoolike, vera e kuqe është ajo me rezultatet më të favorshme. Hulumtimet tregojnë se vera e kuqe mund të ngadalësojë plakjen.

Vaji i ullirit: Është i shijshëm në sallatë, makarona, perime të ziera dhe cdo gjë tjetër të gatuar me të. Studimet tregojnë gjithashtu se përmirëson funksionimin e trurit për një kohë të gjatë.