MENU
klinika

Ndryshon trendi

Cilat biznese po lulëzojnë nën pandemi?

14.07.2021 - 20:27

Duket se Pandemia Covid 19, bashkë me risitë në mënyrat e të bërit biznes për shkak të kufizimit të lëvizjes, ka ndryshuar rrënjësisht përqasjen e kompanive në Kryeqytet me kërkesat e tregut. Ndërsa tradicionalisht, numri i bizneseve të reja në Tiranë vit pas viti dominohej nga njësitë e shitjes me pakicë, trendi është përmbysur gjatë vitit 2020. Përgjatë vitit të shkuar të kushtëzuar nga Pandemia, numri i bizneseve të reja dominohet tërësisht nga njësitë e shërbimeve. Ndërkohë që në dy muajt e parë të vitit 2021, njësitë e shërbimeve jo vetëm kanë kaluar numrin e dyqaneve me pakicë, por rezultojnë thuajse sa dyfishi i tyre.

Sipas të dhenave zyrtarë te Bashkisë Tiranë, gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2021 janë hapur 2,034 subjekte të reja me aktivitet njësi shërbimi. Ndërkohë që numri i subjeteve të reja të shitjes me pakicë është thuajse sa gjysma, 557 në tremujorin e parë dhe 605 në të dytin, në total 1,163. Për të kujtuar ndryshimin e fortë të trendit mjafton t’u referohemi shifrave të bizneseve të reja për vitin 2016, në tremujorin e parë të të cilit rezultojnë 2,389 njësi shitje me pakicë, ndërkohë që numri i njësive të shërbimeve ishte 1,296. Në vazhdim hendeku ka ardhur në zvogëlim, ndërkohë që nga nisja e vitit 2020, njësitë e shërbimeve kanë nisur të kalojnë në numër dyqanet e shitjes me pakicë.

Rritje të dukshme kanë shënuar gjatë vitit 2021 edhe numri I subjekteve në aktivitet e profesioneve të lira. Nga rreth 60-70 subjekte të reja të regjistruara çdo vit në këtë kategori, përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2021 kemi përkatësisht 157 dhe 156 subjekte të reja. Trend rritës, megjithëse me ritme më të moderuara gjatë dy viteve të fundit kanë shënuar kompanitë e shitjes me shumicë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”

Sejko: Pandemia goditi fort ekonominë

“Do të rritet papunësia dhe kreditë me probleme”