MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat paralajmëruese të osteoporozës?

25.07.2021 - 11:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Cilat janë shenjat paralajmëruese të osteoporozës?

Mjeku:Trajtimi i sëmundjes është efikas nëse zbatohet në shenjat e para të sëmundjes. Ekspertët, thonë se është e rëndësishme që njeriu të jetë i ndërgjegjshëm për faktorët e rrezikut të sëmundjes. Disa prej shenjave paralajmëruese të sëmundjes janë:

Frakturat e Shpeshta
Shumë njerëz pësojnë një frakturë ose thyerje të kockave por kjo ndodh si pasojë e një force të madhe lënduese. Frakturat janë më të përhapura në rastin e rrëzimit nga një lartësi e madhe, aksidenti me makinë apo incidenti sportive. Por nëse kockat thyhen pa pasur nevojë për një forcë të madhe, atëherë ekziston mundësia e sëmundjes së osteoporozës.

Dhimbjet e Pashpjegueshme Të Kockave
Shkaktarët e dhimbjeve të tilla janë të ndryshëm, por osteoporoza është një kontribues shumë i fortë. Dhimbjet e pashpjegueshme janë një arsye e fortë për të shkuar tek mjeku dhe përjashtuar mundësinë e osteoporozës.

Humbja e Gjatësisë së Trupit
Frakturat si pasojë e kompresimit të vertebrave mund të mos diagnostikohen në kohë. Ato shkaktojnë humbje të gjatësisë së njeriut ose kërrusje. Një problem i tillë mund të sinjalizojë osteoporozën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim