MENU
klinika

Mjekët: Të rinjtë të vaksinohen para pushimeve

Delta dominon 75-80% në Greqi

26.07.2021 - 11:11

Autoritetet shëndetësore në Greqi i bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e Covid.

Ministri i Shëndetësisë, Vassillis Kikilias është shprehur se më të rrezikuar janë grupmoshat mbi 55-vjeç, duke i bërë thirrje që të vaksinohen.

Duke u ndalur tek sezoni turistik Kikilias ka thënë se të gjithë duhet të jenë të vaksinuar përpara se të shkojnë në ndonjë vend me pushime.

“Armiku më i mirë i virusit është vaksina, prandaj vaksinohuni”, ka thënë ai.

Referuar situatës në spitale ministri i Shëndetësisë theksoi se personeli shëndetësor i përkushtohet edhe sëmundjeve të tjera: “Të gjithë duhet të mendojmë se ka bashkëqytetarë që kanë kancer ose sëmundje të rënda”, është shprehur ai duke ripërsëritur që qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masat e Covid.

I pyetur në lidhje me mutacionin Delta ai tha se ka dominuar me rreth 75-80% në të Gjithë Greqinë, dhe me mbi 90% në disa ishuj dhe zona turistike.

“Nëse një qytetar nuk vaksinohet rrezikohet nga varianti Delta”, ka thënë më tej Kikilias