MENU
klinika

"Armiku"... ose nobelisti për paqen!

“Demokracia dhe shteti ligjor: e vetmja rrugëdalje për Kinën”

29.07.2021 - 16:40

        “Jeta është thelbësore si një shkretëtirë e paanë”. Liu Xiaobo, fituesi i çmimit “Nobel” për Paqe, i cili vdiq në burg.

Liria e mendimit është një objekt zgjedhjeje: të vendosësh ta ushtrosh atë është në të njëjtën kohë akt guximi dhe përgjegjësie. Ushtrimi i lirisë së mendimit e mban këtë të fundit në lëvizje, censura krijon dogmë, skllavëri ndaj një domosdoshmërie të rreme. Për më tepër, mendimin dogmatik e gjejmë kudo, më të dhunshëm në vendet ku kjo imponohet me forcë, me detyrim politik. Pra, theksojmë: duhet guxim për të menduar lirshëm, ndoshta duhet edhe më shumë në ato vende ku liria e mendimit (që është të qenit vetvetja) ndëshkohet me forcë, me vdekje. Në raste të caktuara. Mendimtarët që vdesin në emër të lirisë së mendimit, nuk janë më të shquar se gjithë mendimtarët e tjerë: gjithsesi, të menduarit mbetet një akt guximi, që të ekspozon gjithmonë ndaj rrezikut. Megjithatë, vdekja e atyre që luftojnë për këtë ideal, imponohet me një dhunë të caktuar. Si rrjedhojë, kjo ndodh sepse mbase më shumë se rastet e tjera thekson nevojën e vazhdueshme, të paplotësuar, për të menduar lirshëm.

Nuk është sekret, që veçanërisht Kina imponon dogma të caktuara (gjë që nuk i bën vendet e tjera, të përjashtuara nga ky rrezik: dogma imponohet në rrugë të ndryshme, forca është vetëm njëra prej tyre) dhe i lë ​​gjithnjë e më shumë në errësirë ata që përpiqen të rebelohen kundër këtyre dogmave. Por me pak kuriozitet, mund të mbështeteni në jetën dhe shpirtin e mendjeve që në Kinë dhe drejt Kinës, janë dalluar për ushtrimin e kësaj lirie të guximshme të mendimit dhe kurrë të parashikueshme. Ky është rasti (një nga shumë e shumë) i Liu Xiaobos. Ai vdiq në vitin 2017, në bashkëpunimin dhe mosveprimin e qeverisë kineze. Në Kinë, fakti u mbajt në hije, historia e tij u fsheh sa më shumë që mundej. Sepse, nëse shteti përfaqëson dogmën, atëherë “armiku i shtetit” është ai që dëshiron të distancohet nga dogma.

Liu Xiaobo, circa 1999; photograph by Liu Xia from her ‘Ugly Babies’ series

Liu Xiaobo u etiketua si “armik” nga qeveria kineze, prej viteve 1980, kur filloi të denoncojë mungesën e të drejtave të njeriut në vendin e tij.

Në vitin 1989, ai mori pjesë në protestat e sheshit “Tiananmen”, madje, më pas, i bindi studentët të largoheshin, kur qeveria nxori ushtrinë kundër tyre. Në Karta 08 (manifesti politik që i referohet Kartës 77 të disidentëve çekosllovakë dhe që e fitoi, përveç burgut dhe vdekjes, çmimin “Nobel për Paqe”), ai shkruan: “Në Kinë u mbyll përfundimisht, epoka e sistemit perandorak të zotërinjve absolutë, kurse në botë po perëndojnë edhe regjimet autoritare […]. Është e nevojshme të ndërrohet mentaliteti i një subjekti që kërkon mbështetjen e “sovranëve të ndriçuar” ose “zyrtarëve me ndershmëri të pasqyruar”, për të fituar ajo e qytetarëve që i konsiderojnë të drejtat e tyre, si pasuria më e çmuar dhe pjesëmarrja një detyrë. Ushtrimi i lirisë, vendosja e demokracisë, nënshtrimi ndaj rregullave të një shteti ligjor, këto janë të vetmet rrugëdalje për Kinën”.

Mirëpo, ndoshta mbi të gjitha ia vlen madhështia, sjellja e duhur për ata që luftojnë me armët e arsyes; në një luftë për paqe, që fitohet vetëm me paqe ose me uljen e armëve përpara vdekjes, kur kjo bëhet e pamëshirshme, çnjerëzore. Të gjithë të vdekurit  e sheshit “Tiananmen” janë në emër të së njëjtës vlerë, për të cilën vdiq edhe Liu Xiaobo; të gjithë të vdekurit e sheshit “Tiananmen” janë vdekje, që në njëfarë kuptimi i japin jetë, jetën për të cilën luftohet (nëse jeta është liria e mendimit). Në “Monologët e ditës së gjykimit” (një koleksion i bukur me ese dhe poezi, ku Liu Xiaobo ofron një vështrim të kthjellët të Kinës së sotme) sillet, ndër të tjera, një poezi kushtuar një protestuesi të ri:

TOPSHOT – Liu Xia, the widow of Chinese Nobel dissident Liu Xiaobo, smiles as she arrives at the Helsinki International Airport in Vantaa, Finland, on July 10, 2018. – Despite facing no charges, the 57-year-old poet had endured heavy restrictions on her movements since 2010 when her husband won the Nobel Peace Prize — an award that infuriated Beijing. (Photo by Jussi Nukari / Lehtikuva / AFP) / Finland OUT (Photo credit should read JUSSI NUKARI/AFP/Getty Images)

“Nuk i dëgjove paralajmërimet e babait dhe nënës, po kërcyet nga dritarja e vogël e banjës. Kur ratë përdhe, duke ngritur flamurin lart, ishit vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç. Unë vazhdoj të jetoj, tashmë jam tridhjetë e gjashtë. Përpara fantazmës tënde, mbijetesa në vetvete është një faj dhe të shkruash një poezi për ty, është një fyerje. Të gjallët, duhet të heshtin dhe të dëgjojnë tregimet e varreve. Të shkruaj një poezi për ty, më bën të padenjë. Shtatëmbëdhjetë vitet e tua, janë përtej çdo gjuhe dhe artifakti njerëzor”./Konica.al