MENU
klinika

Rama publikon videon

“Destinacion i ri për t’u eksploruar”

17.07.2021 - 10:15

Bajpasi i Vlorës, e cilësuar si një nga veprat më të rëndësishme të infrastrukturës kombëtare është hapur provizorisht, ndërsa përfundimi i punimeve do të shkurtojë edhe kohën e udhëtimit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga ky aks i ri panoramik i cili shmang trafikun brenda në qytetin e Vlorës dhe u mundëson udhëtarëve që nuk kanë destinacion Vlorën një udhëtim më komod dhe të shkurtër drejt rivierës Joniane.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u eksploruar, ju uroj fundjavë të mbarë”, shprehet Rama krahas videos së publikuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Balluku: Përshkohet për 20 minuta

Trafiku gjatë sezonit veror, hapet Bypass-i Vlorës

"Synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut"

Rama poston videon nga punimet për bypass-in e Vlorës