MENU
klinika

Nuk ka medalje për tenistin

Djokovic tradhton Serbinë, tërhiqet para ndeshjes

31.07.2021 - 13:56

Nuk ishte parë kurrë me kaq shumë nerva. I dëshpëruar që nuk arriti në finalen e meshkujve, Novak Djokovic kulmoi i nervozuar në sfidën për vendin e tretë, cka do të thoshte medalje bronzi në Olimpiadë.

Por ai humbi mundësinë për të bronztën kundër Pablo Carreno Busta të Spanjës dhe Djokovic ishte shumë i dëshpëruar. Disa herë ai u pa duke humbur e thyer raketën.

Megjithatë, ai kishte një tjetër mundësi për medalje në garën dyshe. Novak Djokovic me Nina Stojanović pritej të përballeshin me John Peers dhe Ashleigh Barty (Australi), por Nole i dëshpëruar me atë që po i ndodh, është tërhequr zyrtarisht.

Një tradhti ndaj vendit të tij dhe ndaj tenistet, e cila shpresonte të triumfonte me Djokovic. U nis nga Serbia për në Tokyo me synimin për të artën, por zyrtarisht Djokovic ka mbetur pa asnjë medalje në Olimpiadë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN