MENU
klinika

"Skenar i mundshëm, mund të ketë rekomandim"

Dozë e tretë vaksinimi në Maqedoninë e Veriut? Flet ministri i Shëndetësisë

31.07.2021 - 15:42

Maqedonia e Veriut mund të kalojë në dozën e tretë të vaksinimit ndaj COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaron se një prej skenarëve të mundshëm është që të ketë rekomandim për një dozë të tretë.

Ai thotë se kjo mund të ndodhë në vaksinimin sezonal teksa paralajmëron se sipas shenjave, variant Delta nuk do të jetë i fundit.

“Ndjekim rekomandimet në lidhje me vaksinimin, Një nga skenarët e mundshme është të ketë rekomandim për dozën e tretë të vaksinës, skenari tjetër i mundshëm është që kjo të kalojë në vaksinimin sezonal. Shihet se nuk do të ndalet trendi i paraqitjes së llojeve të reja të koronës, me gjasë varianti Delta nuk do të jetë varianti i fundit i këtij virusi”, pohoi Filipçe.

Sa i përket rritjes së rasteve, Filipçe thotë se trendi mund të vijojë, por deri më tani nuk ka presion mbi spitalet.

“Me rëndësi është që nuk ka presion ndaj spitaleve, as në ambulanca. Rreth 15 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive. Po e ndjekim me kujdes situatën edhe pse për momentin situata është e qetë, ka mundësi që ky trend i rritjes së rasteve të vazhdojë”, tha mes tjerash Filipçe.

Si u zbulua plani nga Shërbimet Sekrete të Greqisë

Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

"Një mandat të mbarë"

Ali Ahmeti uron kryeministrin Rama

Mbledhja e parë e përbashkët qeveritare

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe M. së Veriut

Çfarë shkruajti shtypi gjerman?

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Von der Leyen njofton vizitën në Ballkan

“Do përçoj angazhimin tonë për anëtarësimin në BE”