MENU
klinika

Euro 2020

Dramatike në Wembley, Italia kampione Evrope

12.07.2021 - 00:04

Italia është fituese edicionit të 16-të të Kampionatit Evropian. Finalja e Ëembley është vendosur nga penalltitë, teksa koha e rregullt dhe shtesa përfundoi në barazim 1-1.

Ndeshja nisi me gol. Anglia shënoi që në minutën e dytë. Një harkim nga Trippier dhe Luke Shaë ishte i vetëm në këndin tjetër të portës për ta futur topin në rrjetë.

Mbrojtësi i Manchester United ka realizuar i vetëm brenda zone në shtyllën e dytë, duke goditur fluturimthi: topi ka prekur shtyllën dhe ka befasuar Donnarumma.

Anglia mori frenat e lojës në dorë dhe mund të kishte shënuar edhe golin e dytë. Italia, e shokuar nga goli i shpejtë, futet në lojë pas minutës së 25-të. Për t’u përmendur rasti i Chiesa-s, që për pak centimetra nuk gjen portën.

Pjesa e dytë nis mirë për miqtë. Minuta të mira për axurrët, provojnë, Pickford është i pakalueshëm. Por jo në rastin e minutës së 68’, kur Bonucci e ndëshkon. Mbrojtësi italian shtyn topin në rrjetë vetëm 2 metra larg.

Nuk ka më gola, sfida shkon në shtesë. Por as për 30 minuta të tjera nuk shënohet. Te penalltitë gabon Belotti, por në krahun tjetër Rashford dhe Sancho gabojnë. Jorginho në të pestën gabon, por edhe Saka, Italia shpallet kampione.