MENU
klinika

"Detyrë klase"

Dy dhe dy, katër. Katër dhe katër, tetë!!!

13.07.2021 - 17:13

        Burri me cigaren e përjetshme./Konica.al

Poeti i jetës së përditshme, i gjellës së zakonshme si një trotuar rruge, që na duket sublime dhe komike. Lojërat fjalëve dhe aforizmat, fjalët e urta dhe mjeshtëria politiko-anarkiste e vendosin atë në një univers të mbushur me surrealizëm, kinema, muzikë, fëmijëri dhe bohemizëm. Prever nuk është vetëm poeti më i studiuar në shkollë, ai ndodhet në një tërësi shumë më komplekse.

Prever, poeti i guximshëm, mbetet në zemrat e francezëve një nga artistët më të përkushtuar të kohës së vet. Megjithëse, shpesh pena e tij reduktohet në atë të një poeti “me lule, zogj, lagje të vjetra të Parisit” (koment nga Michel Houellebecq).

Ai që shkruante kudo dhe askund, për gjithçka, por jo për çfarëdogjëjeqoftë, mbetet i paklasifikueshëm. Prever e jetoi kohën e vet, madje u përqafua me emrat e mëdhenj të kohës: Raymond Queneau, Yves Tanguy, Marcel Duhamel, Paul Vaillant-Couturier, Jean Renoir dhe shumë të tjerë. Kjo bashkëkohësi ndihmoi për ta bërë atë një ikonë./Konica.al

“Fjalët”, vepra më e shitur me poezi që nga periudha e pasluftës, është përmbledhja e “kaq e ka shumë poezive të shkruara në kafene në cep të një tavoline, falur mikut që kishte përballë… ose shtyrë tutje nga fshesa e kamarjerit”. (Nadeau, Combats, 17 maj 1946).

Poet i famshëm ishte gjithashtu një figurë thelbësore në kinemanë franceze, nga vitet 1930 deri në 1940. Një rrëfimtar i mrekullueshëm i tregimeve, shpikës i personazheve, situatave dhe replikave të pazakonta plot fantazi dhe dashuri, ai e ka lidhur emrin si skenarist, përshtatës dhe shkrimtar dialogjesh, me disa kryevepra të epokës së madhe të filmit bardh e zi me zë. Ai i bënte fjalët të këndonin me virtuozitet, duke e shndërruar gjuhën në sheshlojërash. Luajti në përzierjen e imazheve të përditshme, si dielli, frutat dhe dashuria. Për shembull, në një nga poezitë e tij, “Inventari”, gjejmë një listë të gjatë të objekteve, njerëzve dhe kafshëve: një limon, pantallona, ​​një rakun, pesë dentistë, etj. Sa e çuditshme… por e thjeshtë dhe argëtuese! Kështu që, kur e lexon, të gjithë ndjehen nga pak poet.

 

Për ty dashuria ime

Shkova në tregun e zogjve
Dhe bleva zogj
Për ty
E dashura ime

Shkova në tregun e luleve
Dhe bleva lule
Për ty
E dashura ime

Shkova në tregun e hekurishteve
Dhe bleva pranga
Për ty
E dashura ime

Shkova në tregun e skllevërve
Të kërkova atje
Por nuk të gjeta në të
E dashura ime

Zhak Prever mbetet një nga poetët më të dashur të të rinjve të të gjitha kohërave, poeti që theu barrierat e elitës, duke arritur ta bëjë veten të kuptueshëm nga të gjithë. Poeti i vargjeve më të lexuara dhe të recituara në botë dhe i referuar vazhdimisht si këngëtari i dashurisë.

 

Të rinjtë që duhen

Të rinjtë që duhen puthen në këmbë
Përballë portës së natës
Dhe kalimtarët që kalojnë i tregojnë me gisht
Por të rinjtë që dashurohen
S´ndodhen aty për askënd
Është vetëm hija e tyre
Që dridhet në errësirë
Duke shkaktuar tërbimin e kalimtarëve
Tërbimin e tyre përbuzjen e tyre nënqeshjet e tyre
Zilinë e tyre
Të rinjtë që dashurohen s´janë aty për askënd
Ata janë gjetiu shumë më larg se nata
Shumë më lart se dielli
Janë në shkëlqimin verbues të dashurisë së tyre të parë.

 

Për Prevrin, dashuria është shpëtimi i vetëm në botë: nuk është një dashuri e thjeshtë dhe e papenguar, por ajo e poetit është një dashuri e pasur me shumë aspekte, por gjithmonë e kërkuar./Konica.al