MENU
klinika

Shkëlqyen me asiste

Dy futbollistët kuqezi në formacionin e javës

19.07.2021 - 13:15

Ka nisur mirë sezoni i ri për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin kroat. Enis Çokaj dhe Ermir Sahiti e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe u zgjodhën në formacionin e javës.

Të dy lojtarët shqiptarë ishin protagonistë në javën e parë në kampionatin kroat, teksa u përballën së bashku. Çokaj i cili aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit, dhuroi 2 asiste.

Kjo ndodhi në barazimin 2-2 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Hajdukut të Splitit, ku protagonist ishte edhe Sahiti, i cili asistoi te goli i parë i shënuar nga Mlakar në minutën e 30-të.