MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur?

E frikshme në Patos, shpërthen në flakë pusi i naftës

22.07.2021 - 10:39

Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Patos, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Ka qenë shërbimi zjarrfikës i Patosit që ka shkuar në vendngjarje menjëherë sapo ka marrë njoftimin për rënien e flakës, së bashku me shërbimin zjarrfikës të Albpetrol Avari Shpëtimi.

Pusi në fjalë ndodhej në lagjen Dukas, shumë pranë shtëpive të banimit, ndërkohë që tymi dhe era e keqe kanë pushtuar të gjithë zonën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur fikja e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve, në banesat përrreth.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.