MENU
klinika

Shuhet Carrà

E pakrahasueshme! Lamtumirë, ikonës së televizionit italian…

05.07.2021 - 18:43

        Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare, artistja e njohur italiane, Raffaella Carrà.

“Raffaella na la. Iku në një botë më të mirë, ku humanizmi i saj, e qeshura dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm, do të shkëlqejnë përgjithmonë’. Me këto fjalë Sergio Japino, ka dhënë lajmin e trishtë, duke iu bashkuar kështu dhimbjes së nipave të dashur, Federica dhe Matteo, Barbara, Paola dhe Claudia Boncompagni, të miqve të saj të përjetshëm dhe bashkëpunëtorëve më të dashur.

Ajo është autore e dhjetëra këngëve të njohura, ka luajtur në disa filma, si dhe ka drejtuar një sërë emisionesh të njohura, si “Domenica in”, “Ma che sera”, “40 minuti con Raffaella”.

Flokët e saj biondë u bënë simbol i vërtetë i sensualitetit natyror.

Raffaela me këmbënguljen, profesionalizmin maksimal dhe një karakter unik, të paimitueshëm, ka arritur t’i bëjë ballë ‘përbindshave të shenjtë’ të televizionit, si: Pippo Baudo, Mike Bongiorno, Corrado, Paolo Panelli dhe Alighiero Noschese.

Gjithashtu, të luash në një nivel me yje të kalibrit si Mina, nuk ishte aspak e lehtë.

Carra është ajo që kërcen dhe rrotullohet, duke buzëqeshur plot sensualitet në “Canzonissima”, apo që identifikohet me njerëzit e thjeshtë në spektaklin “Carramba”.

Raffaella Maria Roberta Pelloni, ky është emri i saj i vërtetë, lindi në Bolonjë, më 18 qershor 1943 dhe u rrit në Romagna.

Ndërsa ishte ende fëmijë, u zhvnendos në Romë, për të studiuar në Akademinë Kombëtare të Vallëzimit dhe në Qendrën Eksperimentale për Kinematografinë. Vetëm në vitet ’60, ajo ndryshoi emrin duke përdorur pseudonimin e artit, me të cilin e njohin të gjithë.

Raffaella Cara, ka prezantuar gjithashtu spektaklin e famshëm italian, “Sanremo”, si dhe ka marrë pjesë në “Eurovision”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PROFIL/ Ja çfarë nuk dinit për divën e muzikës shqiptare

“Sekretet” e Vaçe Zelës

Dëshmia e radhës për Michael Schumacher

“S’flet, komunikon me sy, vetëm 3 njerëz e shohin”