MENU
klinika

Fjalimi në Gjuhën Shqipe

Edhe Zaev kritik: Po pres sqarime nga Xhaferi

10.07.2021 - 20:13

A e kanë provokuar deputetët bullgarë ose ka tjetër arsye që në një nga tre sesionet e Parlamentit Evropian në të cilat mbajti fjalim, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u drejtua në gjuhën e tij amtare, në vend të gjuhës maqedonase që është zyrtare në komunikimin ndërkombëtar, do të duhet të sqarojë vetë ai, nga pozita e “rojes” kryesore të Kushtetutës, siç thotë Kryeministri Zoran Zaev.

“Talat Xhaferi në kundërshtim me Kushtetutën ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian dhe është e saktë të thuhet se ka pasur tre sesione, në dy sesione ka folur në gjuhën maqedonase, në të tretin ka folur në gjuhën shqipe, i provokuar nga disa individë nga Bullgaria fqinje, të cilët kanë thënë se do të bëjnë bashkim të gjuhëve tona, që assesi nuk është e vërtetë. Po, kemi gjuhë të ngjashme, por të ndryshme dhe të njohura ndërkombëtarisht. Nuk do të kërkoj përgjegjësi, sepse pres pikërisht nga Kryetari i Kuvendit ta sqarojë atë që ka ndodhur atje.”

Xhaferi në një intervistë televizive pjesërisht ka sqaruar pse është shërbyer me gjuhën që e njeh më së miri.

“Mbetem në qëndrimin se nuk e kam shkelur Kushtetutën dhe se askujt nuk i kam lejuar festë në Komisionin për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian. Duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet nuk kam lejuar festë dhe kam vlerësuar se është më e përshtatshme të drejtohem në gjuhën që e njoh më së miri, ndërsa kjo është gjuha ime amtare. E njoh edhe gjuhën zyrtare, përkatësisht gjuhën letrare maqedonase.”

Partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, në Kuvend, tashmë kanë paralajmëruar interpelancë për Kryeparlamentarin, me pretendime se e ka shkelur Kushtetutën. Profesoresha në Fakultetin e Drejtësisë, Tanja Karakamisheva, në këtë kontekst përmes rrjeteve sociale i ka bërë thirrje.

“Xhaferi, të thirresh në të drejta natyrore në shtet të rregulluar juridikisht nuk është arsyetim! Është turp për ty kjo që e flet! Sikur je jurist!”

Në nenin 7 të Kushtetutës me amendamentet kushtetuese, që kanë dalë nga Marrëveshja Kornizë e vitit 2001 është rregulluar përdorimi i gjuhëve të bashkësive në nivel lokal dhe në institucionet shtetërore, për çka përbërja e mëparshme e Kuvendit ka miratuar edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Gjuha maqedonase mbetet zyrtare kur bëhet fjalë për komunikimin ndërkombëtar.

Si u zbulua plani nga Shërbimet Sekrete të Greqisë

Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

"Një mandat të mbarë"

Ali Ahmeti uron kryeministrin Rama

Mbledhja e parë e përbashkët qeveritare

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe M. së Veriut

Çfarë shkruajti shtypi gjerman?

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Von der Leyen njofton vizitën në Ballkan

“Do përçoj angazhimin tonë për anëtarësimin në BE”