MENU
klinika

Conference League

Eliminohet Partizani e Shkëndija, dramatike për Dritën, Prishtina shkruan historinë

29.07.2021 - 21:59

Ashtu siç pritej, Partizani është eliminuar në turin e dytë të Conference League. Basel fitoi edhe ndeshjen e kthimit në Elbasan, kësaj here në shifrat 2-0, pasi kishte fituar të parën 3-0.

Asnjë gol i shënuar në dy ndeshje, duke mos lënë gjurmë të kuqtë në dy përballje. Një eliminim i pritshëm i të besuarve të Ilir Dajës karshi një rivali tepër të fortë, ku përballë ishte edhe Taulant Xhaka.

Shkëndija e Tetovës nuk lë gjurmë këtë sezon në kupat e Evropës. Pasi u eliminua nga Champions League pa shënuar gol dhe pësuar 6, e njëjta gjë ndodh edhe në Conference League, duke u mposhtur dy herë nga Riga e Letonisë, 2-0 në vajtje dhe 1-0 në kthim.

Dramatike për Dritën e Kosovës. Pasi fitoi 2-1 pjesën e parë në Holandë përballë Feyenoord, gjilanasit nuk arritën të mbanin avantazhin dhe u përmbysën 3-2. Vërtet mëkat, pasi Drita kishte barazuar 0-0 ndeshjen e parë.

Drithërima për Prishtinën. Kampionët e Kosovës kishin fituar ndeshjen e parë 4-1 ndaj uellsianëve të Connahs dhe në kthim përmbysën 1-2 në pjesën e parë me dy gola të Krasniqit (shënuesi më i mirë me 5 gola). Megjithatë, në pjesën e dytë vendasit fituan 4-2. Por më tej kualifikohen prishtinasit. Historike për një ekip kosovar.