MENU
klinika

Dhuratë e çfarë dhurate!

Eni Koçi surprizohet nga prindërit për 25-vjetor

05.07.2021 - 11:11

Eni Koçi feston ditën e sotme 25-vjetorin e lindjes. Mes shumë urimeve, ajo ka marrë më të veçantin nga motra e saj më e madhe, Greta. Kjo e fundit ka publikuar një foto me Enin në Instagram dhe i ka dedikuar disa fjalë shumë të ëmbla.

“Të dua aq shumë sa nuk e shpreh dot me fjalë. Jam me fat që kam një motër si ti. Ti je motra dhe shoqja ime më e mirë në këtë jetë. Gëzuar ditëlindjen e bukura ime. U bëfsh 125 vjeçe”, shkruan Greta në urimin për Enin.

Më pas Eni ka treguar se ka marrë një dhuratë shumë të bukur dhe luksoze nga prindërit e saj. Ata i kanë blerë për ditëlindje një unazë diamanti dhe këngëtarja e ka ndarë menjëherë në rrjete sociale.

“Dhurata më e bukur nga më të shtrenjtët e mi. Mami & babi”, shkruan Eni përkrah fotos së unazës.

Ndërkohë para disa kohësh, Eni shënoi një tjetër arritje shumë të madhe në jetën e saj. Ajo tregoi se më në fund arriti të përfundonte shkollën dhe të diplomohet pas një kohe të gjatë e të lodhshme.

Nga ana tjetër ajo nuk ka hequr dorë nga muzika. E pyetur më herët nga një ndjekës nëse e ka lënë muzikën, Eni i është përgjigjur kështu:

“Jo, nuk e kam lënë. Muzika është gjë shumë shpirtërore, nuk është thjesht punë. Situata aktuale ka ndikuar tek secili prej nesh në anën psikologjike dhe mendoj që çdo projekt do qetësinë e duhur për t’u punuar. Gjithashtu këtë vit diplomohem kështu që prioriteti im ka qenë universiteti”.