MENU
klinika

Thjesht spekulime?

Era Istrefi në lidhje me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar?

24.07.2021 - 11:27

Prej pak ditësh po përflitet në media se Era Istrefi është në një lidhje me djalin e një biznesmeni të njohur shqiptar. Këto spekulime në fakt nuk kanë asnjë fakt apo burim të vërtetë. Megjithatë, për një emër shumë të njohur dhe që ngjall kaq shumë kureshtje si Era edhe një fjalë e saj mund të bëhet lajm.

Burime të sigurta sipas “Prive” kanë treguar se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë mes, pasi këngëtarja bukuroshe nuk është në lidhje me djalin e një biznesmeni. Deri më tani vetë Era ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë në lidhje me këto thashetheme.

Para dy javësh, Era festoi ditëlindjen e saj dhe ndau me ndjekësit një fotografi në llogarinë e saj në Instagram një fotografi ku shfaqet duke pozuar në mënyrë provokuese me një tortë pranë saj.

Ndërkohë, kujtojmë se Era prej një viti nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor, duke pauzuar kështu nga karriera e saj si këngëtare. Kënga e fundit e saj është bashkëpunimi pa videoklip me Ilkay Sencan dhe Arash “No Maybes”.