MENU
klinika

Ish-portieri i Milanit

“Erdha fëmijë e po largohem burrë”, letra e lamtumirës së Donnarummas

13.07.2021 - 23:22

Edhe pse nuk është zyrtarizuar te klubi i ri, që do të jetë PSG, Gigi Donnarumma përshëndet dhe thotë fjalë zemre për Milanin, ekipin e rriti dhe e bëri më të mirin e Evropianit.

LETRA E LAMTUMIRËS

”Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një burri. Arrita te Milan kur isha pak më shumë se fëmijë, për tetë vjet e mbajTa këtë fanellë me krenari.

Ne luftuam, vuajtëm, fituam, qamë, gëzuam, së bashku me shokët e skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë lojtarët që kanë qenë dhe janë pjesë e klubit, së bashku me tifozët tanë të cilët janë pjesë integrale dhe kanë qenë një familje për shumë vite.

Me fanellën e kuqezinjve kam arritje të rëndësishme personale, siç është debutimi në moshën 16 vjeç në Serie A. Kam jetuar vite të jashtëzakonshme që nuk do t’i harroj kurrë.

Tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë, dhe sigurisht një postim nuk është i mjaftueshëm për ta shpjeguar, ose ndoshta as nuk mund të shpjegohet sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen me fjalë.

Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, të plotësosh veten.

Të gjithë kuqezinjtë që takova, nga e para në ditën e fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time si një pjesë e rëndësishme, vërtet themelore e rrugës së jetës që më bëri atë që jam.

I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me zemër, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN