MENU
klinika

Arbenita u kujdes t’i bënte dedikimin më të bukur

Fero feston për herë të parë ditëlindjen si baba

08.07.2021 - 11:09

Ditën e sotme Fero feston për herë të parë ditëlindjen si baba. Reperi shqiptar bën sot 24 vjeç dhe me siguri kjo duhet të jetë ditëlindja më e bukur për të. Për këtë ditë të shënuar reperi ka marrë urimin më të veçantë nga partnerja e tij, Arbenita.

Kjo e fundit ka publikuar në Instagram disa nga momentet më të bukura të reperit me të dhe me vogëlushen e tyre, Nina. Në videot e publikuara Fero shihet duke përkëdhelur Ninën dhe duke ecur në rrugë me karrocë, teksa nxjerrë në pah një tjetër anë të tij shumë të ndjeshme.

“Babi më i mirë. Fero gëzuar ditëlindjen zemër. Të duam”, shkkruan Arbenita përkrah postimeve të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)


Kujtojmë se së fundmi i ftuar në emisionin “Rudina”, Fero ndau për herë të parë me publikun emocionet e tij si baba. Ai tregoi se emrin Nina për vajzën e zgjodhi bashkë me Arbenitën dhe se do të thotë “e këndshme”.

“Kemi qenë me Arbenitën duke parë emra dhe na ka pëlqyer të dyve. S’po them as ia ka vënë Arbenita, as unë, por ia kemi vënë bashkë Nina. Po, edhe kuptimin e ka ‘e këndshmja’. Nina do të thotë ‘e këndshme’”, tregoi Fero.

Gjithashtu Fero rrëfeu historinë e tij të dashurisë me Arbenitën.

“Po, e mbaj mend momentin e parë, në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar”, rrëfeu Fero, teksa shtoi se me Arbenitën kishte kontaktuar kohë më parë në rrjete sociale.