Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Korrik 2021
“Il Popolo del Friuli” ka botuar, të shtunën 17 qershorit 1939, në faqen n°2, telegramin e At Gjergj Fishtës dërguar asokohe Duçes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
At Fishta për Duçen
Romë, 16 qershor.
Akademiku At Gjergj Fishta i dërgoi Duçes, telegramin si më poshtë:
“Faleminderit, Duçe, për nderin e lartë të titullit akademik të Italisë që më është atribuar falë vullnetit tuaj të mirë dhe që e konsideroj, si një shenjë të sigurt të interesit tuaj bujar, si për Shqipërinë ashtu edhe për prejardhjen shqiptare, ky virtyt i panjohur deri më sot në diplomacinë evropiane. – At Gjergj Fishta”.