MENU
klinika

Plani

Formula se si Ronaldo e mbyll te Juventus

17.07.2021 - 19:21

Tashmë është e qartë, Cristiano Ronaldo do të nisë sezonin e katërt me Juventus, klub më të cilin ka kontratë deri më 30 qershor 2022. Kushdo që ka komunikuar me 36-vjeçarin është i bindur për vullnetin e tij për të vazhduar qëndrimin në Torino.

Titulli në Serie A dhe Champions janë synimet primare, por edhe trofetë individualë nuk snobohen nga një kampion që zakonisht u lë thërrimet rivalëve.

Në Torino duan që qëndrimi i Ronaldos të shkonte përtej skadencës së kontratës. 31 milionë euro, që së bashku me taksat bëhen 60, janë shumë edhe për një superfuqi si “Zonja e Vjetër”, ndaj nuk do të ishte çudi që rruga e rinovimit të gjendej nën shembullin e Leo Mesit, i cili përgjysmoi rrogën për Barçën, por dyfishoi afatin e qëndrimit.

Kështu pritet të ndodhë edhe me Ronaldon. Rinovim edhe për 2 vjet, pre 3 sezone në total te Juventus, për ta mbyllur në moshën 40 vjecare, ndoshta duke i dhënë fund edhe karrierës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e mbrojtësit të Interit

Dikur luante me Inter, sot druvar dhe bukëpjekës