MENU
klinika

Në shembullin e Cannavaros

“Fotoja e natës”, Bonucci: Fli i sigurtë, të mbrojmë ne!

12.07.2021 - 10:18

Fabio Cannavaro, kapiteni i paharrueshëm i ekipit kombëtar italian, kampion Bote më 2006, pati thënë se kishte fjetur me trofeun e lakmueshëm nga të gjithë.

Përgjigjja e ish-mbrojtësit, kapitenit të Italisë kampione bote më 2006, ishte e shpejtë: “Kapiten, falë teje sot është më mirë të jesh italian… Të rekomandoj që ta mbulosh fëmijën”.

Dhe sot, që kapiten është Giorgio Chiellini, ishte ai që e mori trofeun, atë të kampionëve të Europës në këtë rast, në dhomën e gjumit. Po kështu, juventini mendoi për ta fotografuar atë, së bashku me medaljen e artë, në një shtrat, në të cilin mbrojtësi i kombëtares nuk duhet të ketë kaluar shumë orë, midis ngazëllimit dhe adrenalinës së një nate të paharrueshme.

Chiellini, i cili doli nga avioni me kupën në dorë, së bashku me Mancini, pas kthimit nga Londra, arriti në hotelin ku po qëndrojnë axurrët në Romë i veshur stolisur me një kurorë. Mbreti “Giorgio”, zoti mbrojtës i kombëtares italiane, edhe në këtë rast shkroi:

“Duke ndjekur traditën e një mjeshtri të madh”. Edhe Leo Bonucci, i cili së bashku me Chiellini, siç tha José Mourinho, “mund të shkonin në Harvard për të dhënë leksione mbi rolin e mbrojtësit qendror”, postoi një foto me trofeun, mu në shtratin e shokut të tij të skuadrës dhe kombëtares. “Mos u shqetëso, fli i sigurt. Ne të mbrojmë”, – shkroi ai.