“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Goditja në tru, cilët janë faktorët e rrezikut?
Mjeku: Studimet epidemiologjike kanë evidencuar shumë faktorë që ndikojnë në mënyrë direkte dhe indirekte në rritjen e rrezikut të goditjes në tru (iktusit cerebral).
Disa nga këta faktorë, në mënyrë të veçantë MOSHA nuk mund të modifikohen dot megjithëse përbën një nga faktorët e rëndësishëm të rrezikut. Faktorë të Diferencat truri mashkull femertjerë mund të modifikohen me trajtime me ose pa ilaçe. Njohja e këtyre faktorëve jep një mundësi të mirë në ndërtimin e një baze të shëndoshë për parandalimin e iktusit si të formës primare ose sekondare.
Faktorët e rrezikut të modifikueshëm janë:
Hipertensioni arterial
Sëmundjet kardiopatike, veçanërisht fibrilacionet atriale.
Diabeti
Hipertrofia ventrikolare e majtë
Stenozat karotidea
Pirja e duhanit
Konsumimi i alkoolit
Reduktimi i aktivitetit fizik
Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen e rrezikut të iktusit, por që nuk janë plotësisht të dokumentuar plotësisht si faktorë rreziku janë:
Dislipidemia
Sëmundjet kardiopatike si aneurizmat etj.
Përdorimi i kontraceptivëve oralë
Terapia hormonale e zëvendësimit të hormoneve.
Obeziteti dhe sindromat e metabilizmit
Hemikrania
Antikorpet antifosfolipide
Infeksionet
Përdorimi i drogës
Ndotja e ajrit
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.