MENU
klinika

Festa në Wembley

Gol nga “tuneli”, ndizet finalja e Euro 2020

11.07.2021 - 21:21

Anglia ka kaluar në avantazh pas vetëm 2 minutash lojë me Luke Shaw. Një start i zjarrtë nga kombëtarja vendase teksa Wembley shpërthen.

Mbrojtësi i Manchester United ka realizuar i vetëm brenda zone në shtyllën e dytë, duke goditur fluturimthi: topi ka prekur shtyllën dhe ka befasuar Donnarumma.

Kundërsulm vrastar nga Anglia. Feston edhe Princi William dhe 50 mijë tifozët anglezë në stadium dhe gjithë ata që nuk janë të pranishëm në Wembley.