MENU
klinika

Pamjet

Grabitet reperja shqiptare, 10 persona hyjnë në shtëpi dhe…

08.07.2021 - 16:58

10 persona kanë hyrë në shtëpinë e reperes shqiptare, Loredana duke vjedhur disa sende me vlerë. Lajmin se ka rënë pre e grabitjes e ka bërë me dije vetë reperja, e cila shprehet se në momentin kur hajdutët kanë hyrë brenda kanë qenë të gjithë në shtëpi.

Ajo thotë se fatmirësisht të gjithë janë mirë ndërsa ka publikuar dhe pamjet nga momenti ku hajdutët hyjnë në oborrin e shtëpisë. “10 burra hynë të armatosur në shtëpinë tonë. Nuk mund ta besoja vetë se isha duke fjetur.

Nëse keni ndonjë të dhënë, ju lutem më tregoni se nuk ka të bëjë me paratë, por me një send shumë personal që më është vjedhur. Faleminderit zotit, familjes dhe ekipit tim që asgjë nuk na ka ndodhur.”, ka shkruar Loredana.