MENU
klinika

Formula 1

Hamilton parakalon dy xhiro nga fundi dhe triumfon

18.07.2021 - 18:07

Garë spektakolare ajo e Silverstone në Angli. Lewis Hamilton edhe njëherë tjetër tregon se është ai kampioni dhe hap totalisht garën me Verstappen edhe për këtë sezon.

Piloti britanik parakaloi dy xhiro nga fundi Ferrarin e Leclerc dhe u rendit i pari me 26 pikë të plota, duke marrë edhe pikën e xhiros më të shpejtë. Tani diferenca me Verstappen e vendit të parë shkon në 7 pikë.

Piloti holandez ishte i pafat në xhiron e parë, teksa goma e pasme preku turirin e makinës së Hamilton dhe Red Bull doli dhe u përplas me barrierat mbrojtësi. Për fat, piloti pas asnjë problem.

Fitorja e 99-të e Hamilton në karrierë, por kjo e fundit padiskutim do të mbahet mend, pasi kishte entuziazëm në tribuna, ku janë rikthyer tifozët. Ferrari flirtoi me fitoren, por ishte i pafuqishëm. Gjithsesi, vendi i dytë mund të quhet pozitiv. Në vend të tretë u rendit Bottas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN