MENU
klinika

Formula 1

Hamilton rikthehet i pari, “pole” nr.101 në karrierë

31.07.2021 - 17:50

Kampioni në fuqi i Formula 1, Leëis Hamilton, rikthehet të niset i pari në një garë. Ai ka siguruar pole position në kualifikueset për Çmimin e Madh të Hungarisë.

Shtatë herë kampioni i botës ka lënë mbrata Valtteri Bottas dhe Max Verstappen, duke siguruar “pole” numri 101 në karrierë. Zhgënjen Ferrari, që synonte ta niste garën nga radha e tretë (nga ku do të nisen Gasly dhe Norris).

Charles Leclerc i shtati, Carlos Sainz ka dalë nga pista në kthesën e fundit të Q2 dhe do të niset nga radha e tetë. Me dy makinat Mercedes në start, natyrisht kjo skuderi është favorite për ta fituar garën e nesërme.