MENU
klinika

Uzuni shënon sërish

Hysaj u përgjigjet me gol të bukur fyerjeve të ultrasve

20.07.2021 - 20:40

Mbrëmë në mesnatë ultrasit e Lazios e quajtën krimb, por Elseid Hysaj u është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbrojtësi shqiptar realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 36-të në miqësore ndaj modestëve të Belluno.

Me një gjuajtje të saktë me të majtën, topi fillimisht u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë! Hysaj realizoi golin e katërt, teksa ndeshja përfundoi me rezultatin 11-0 në favor të lacialëve.

Pavarësisht presionit dhe situatës aspak normale, 27-vjeçari shqiptar është treguar një profesionist i vërtetë, duke dhënë maksimumin në fushën e blertë. Muriqi reazloi dopietë në këtë sfidë. Menjëherë tifozët lacialë kanë ndërruar pllakë, duke shkruar: Vazhdo kështu Hysaj.