MENU
klinika

Të qara dhe ulërima para gjykatës

Jepet vendimi për tre vëllezërit që dhunuan gjyqtarin

17.07.2021 - 11:23

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg njërin nga tre vëllezërit të cilët dhunuan gjykatësin në Vlorë.

Masa arrest në burg është vendosur për Fatosh Myslymin, ndërsa për dy vëllezërit e tjerë Elmaz dhe Myslym Myslymi është vendosur masa arrest në shtëpi.

Dalja e tyre nga gjykata u shoqërua me të bërtitura dhe ndërhyrje të familjarëve, të cilët tentuan të hapnin edhe derën e makinës së policisë, teksa thërrisnin se në vend të tyre duhej të ishte gjyqtari dhe jo ata.

Kujtojmë se ngjarja është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit.

Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre. Çështja kishte të bënte me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat.