MENU
klinika

Mediat greke: Është shumë i rrezikshëm!

Greqi/ Kapet i shumëkërkuari shqiptar

23.07.2021 - 09:33

Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë greke. Mediat fqinje kanë raportuar për operacionin e Policisë, duke referuar shqiptarit të paidentifikuar, si një person shumë i rrezikshëm.

31-vjeçari u prangos dje në Agri, pasi akuzohet se ka qenë i përfshirë në një organizatë kriminale me disa persona të tjerë. Grupi me 7 anëtarë akuzohen për vrasje, grabitje të armatosur dhe vepra të tjera penale në zonën e Korintit, Fokidas dhe Larisës, përgjatë viteve 2011 dhe 2012.

Grupi u ‘identifikua’ nga Policia pas vrasjes së një 53-vjeçari grek, 5 dhjetor 2011.

Shqiptarët i hynë në banesën dykatëshe, ku në katin e parë jetonte i vëllai 48-vjeçar, ndërsa në të dytin vetë ai. Banda hyri në të dy katet e banesave, morën paratë që gjetën dhe qëlluan me armë ndaj dy vëllezërve, për t’u larguar më pas me makinën e tyre.

Deri më tani, Policia greke kishte kapur tre nga anëtarët e bandës, ndërsa dje u kap edhe i dyshuari i radhës, ndërkohë që për të tjerët është lëshuar urdhër-arresti dhe janë shpallur në kërkim.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi