MENU
klinika

Shfaqi probleme shëndetësore në koncert

Këngëtari shqiptar përfundon në spital

09.07.2021 - 11:49

Këngëtari shqiptar, Aleksandër Gjoka ka shfaqur disa probleme shëndetësore teksa mbante një koncert në Berat.

Mësohet se ai ka pasur luhatje tensioni, megjithatë sipas “ABC News”, ai ka mundur ta përfundojë koncertin.

Pastaj ai është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit, ku ka matur tensionin dhe më pas ka bërë edhe një serum. Pasi është ndjerë më mirë këngëtari Gjoka ka lënë ambientet e spitalit për të vazhduar më pas agjendën e tij.

Kujtojmë se Gjoka u përfshi në një aksident para disa javësh dhe si pasojë ra në prangat e policisë. Gjoka u arrestua pasi u përfshi në një aksident në zonën e Farkës. Pas aksidentit policia mbërriti në vendngjarje dhe i bëri artistit testin e alkoolit, ku rezultoi se Aleksandër Gjoka ishte në gjendje të dehur.

Pas aksidentit këngëtari u nis për në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, pasi pësoi dëmtime të lehta nga përplasja e makinave.

Pas kësaj ngjarje këngëtari doli përpara gjykatës, që vendosi masën “arrest shtëpie” për këngëtarin. Ky ishte vendimi i gjyqtarit Artan Gjermani për këngëtarin e njohur, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pak ditë më parë ai ka folur për herë të parë pas kësaj ngjarje përmes një lidhje direkte nga shtëpia e tij, për emisionin “Soiree”.

Jonida Shehu: Gjatë këtyre ditëve që ti po vuan arrestin e shtëpisë, je në një farë mënyre i kufizuar. A ndihesh si rock-u në diktaturë? Dhe si ndihet Sandër Gjoka që të mos ketë mundësi të mos lëvizi lirshëm dhe të mos e ketë lirinë absolute siç ai është mësuar gjithmonë ta ketë?

Aleksandër Gjoka: Qesh. Jo, këtu kam hapësirë. Nuk krahasohet ky arresti im në demokraci në krahasim me kohën e diktaturës. Jo, jo është si nata me ditën. Unë po e shijoj arrestin këtu shumë bukur nën rrezet e diellit përvëlonjës. Jam mirë. Ndoshta më mungon skena.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E tha vetë me gojën e tij...

Kur do të martohet Redon Makashi!?

”Më mbuluan me lekë fierakët”

Sandër Gjoka: Ja ngjarja e pazakontë e vitit ’90

"Kemi marrë përsipër risk të madh…"

Koncerte në Greqi, ‘Tre Musketjerët’ e muzikës shqiptare