MENU
klinika

U martuan në fshehtësi të plotë

Këngëtarja publikon fotot nga dita e dasmës

06.07.2021 - 11:14

Blake Shelton dhe Gwen Stefani kanë konfirmuar pas aludimeve të mediave se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre. Këngëtarja e famshme ka ndarë në rrjete sociale foto nga dita e martesës, që është organizuar në 3 korrik.

Në imazhet e publikuara Gwen Stefani shihet e veshur me një fustan të bardhë nusërie, por aspak i ngjashëm me të tjerët. Ajo ka zgjedhur për ditën e saj më të rëndësishme një fustan të shkurtër, të cilin e ka kombinuar me një palë çizme me takë. Ndërsa Blake Shelton kishte veshur në pjesën e sipërme këmishë dhe një xhaketë, ndërsa poshtë një palë xhinse të thjeshta. Në fotot e publikuara në rrjete sociale ata shfaqen duke qëndruar pranë tortës gjigante dhe duke kërcyer në sallë përkrah njëri-tjetrit.

“3 korrik 2021. Ëndrrat bëhen realitet! Të dua Blake Shelton”, shkruan Gwen përkrah fotove të saj nga dita e martesës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gwen Stefani (@gwenstefani)

 

Ditën e djeshme u raportua se Gwen dhe Blake ishin martuar në fshehtësi të plotë. Fillimisht mediat publikuan fotot nga ferma e zbukuruar dhe më pas lajmin e konfirmoi vetë këngë5tarja përmes fotove të publikuara në Instagram.

Gwen Stefani dhe Blake Shelton të lidhur bashkë prej 6 vitesh dhe i kanë thënë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit fundjavën që lamë pas. Ata njoftuan fejesën e tyre në tetor të vitit të shkuar, gati 5 vite pas njohjes së tyre. Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2015-të, teksa ishin bashkë në xhirimet e The Voice US.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN