MENU
klinika

"Do të ketë PD edhe pa të"

Kërkesa e ambasadores së SHBA/ Kadilli: Opozita e re nuk e ka të domosdoshme Berishën

31.07.2021 - 18:11

Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli kërkon distancimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike pas kërkesës së ambasadores së SHBA ndaj Bashës që ai mos futet në parlament në shtator.

I ftuar në një lidhje live në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24, Kadilli thotë se PD duhet të jetë e pastër dhe të shkëputet nga trashëgimia e saj, pasi nuk është vetëm krenari, pork a dhe problematika.

Ai thotë se është koha që kryetari aktual i PD të mbajë qëndrim dhe përgjegjësi edhe pse sipas Kadillit, Basha dhe Berisha janë viktima të njëri-tjetrit.

Kadilli shton se tashmë duhet një opozitë e re e cila nuk e ka të domosdoshme Berishën, pasi si me apo pa të do të ketë PD sërish.

“Çështja është shumë komplekse, përfshin emocione, qëndrime politike. Ajo çfarë i ka munguar PD është mungesa e qartësisë së lidershipit për të krijuar një opozitë të re larg lidershipit të vjetër.

Të kemi një opozitë të re ndaj çdo trashëgimi që na mban peng. Është një situatë aspak e këndshme për çdo demokrat apo shqiptar. Asnjë demokrat nuk ndihet mirë për shpalljen non-grata të Berishës. Duhet të kishim qartësi.

Ë arrijmë në pikën që të vijë në formë presioni kërkesa dhe mos ketë kurajo lideri i sotëm dhe të bëjë sikur çështja nuk ekziston, është e turpshme. Do të jetë e turpshme të bëjë gjeste sakrifikimi për karrigen e tij.

Deklarata e Yuri Kim

E kam thënë dhe pak më parë, ne nuk duhet të arrinim në këtë situatë. Duhet të gjejmë kurajon për tu shkëpuur nga trashëgimia që nuk është vetëm krenari, por ka dhe problematika. Çdo shqiptar ndihet keq që ish-kryeministri, ish-Presidenti të jetë në këtë situatë të përmbysur. Është investim i SHBA, e mbaj mend vitin 1991. Pashko e Berisha ishin të preferuarit e SHBA. Berisha nuk e ka çliruar asnjëherë PD nga hija e vet. Ka mbajtur në pushtet z.Basha. Dukshëm edhe kësaj radhe, herët e tjera ka qenë më në distancë. Basha e Berisha janë viktima të njëri-tjetrit. Unë dua lidership, dua që shqiptarët të kenë lidership. Sot PD është në ditën më të keqe. Berisha mund ta ndjekë ligjërisht e politikisht, por politikisht nuk është më përgjegjësi. Duhet të flasin institucionet e partisë. Institucion është vetëm kryetari, Kryesi s’ka, grupi parlamentar nuk është mbledhur. Nuk është korrekte që qëndrimin e mban ish-kryetari që ka 8 vite që nuk është kryetar.

Nuk e pranoj dot që të jemi për herë të tretë në opozitë dhe mos kemi shikimin për një opozitë të re të shkëputur nga tradita e keqe, e pafalshme për PD që sot jemi në këtë pozicion anti-amerikane, dhe Rama i partisë komuniste të jetë pro-amerikan.

Është një investim 5-6 vjeçar me fërkime të vogla dhe tani erdhëm këtu. E turpshme që sot të jemi në këtë pozicion. Nuk shpjegohet kjo me George Soros dhe partinë e majtë.

Është 100% faji i Bashës, madje edhe Berisha është për faj të Bashës. Në Kuvendin Kombëtar kam qenë i pastër. Duhet PD e pastër nga trashëgimia jonë.

institucionet e drejtësisë sepse janë aleati më i mirë.

Nuk mund të luftojmë krimin e korrupsionin pa qenë aleat me institucionet e drejtësisë. Nëse ne themi gjërat troç, gjërat troç kanë këtë emër. Të jemi aleat serioz me ndërkombëtarët. SHBA ka peshë të madhe në krijimin dhe ardhjen në pushtet të PD. Unë për vete gjithmonë kam qenë në linjë me interesin e Shqipërisë që është dhe në linjën e SHBA.

Dëmi më i madh që i ka ndodhur PD këto ditë, mbështetësit fanatikë të Berishës janë kthyer në anti-amerikanë. Berisha do fanatikë dhe jo që e respektojnë. Ky është dëmi më i madh. Ka dhe një dëm të dytë, është një mazhorancë e dytë që nuk kupton që duhen marrë fatet e PD në duar, për të marrë fatet e Shqipërisë.

Nuk mund ta bëjmë këtë duke adhuruar liderin dhe ish-liderin. A ka lidershin? A ka kurajo ta bëjë? Lideri nuk e bën. Anëtarët e Kryesisë duhet të kishin folur dje, jo sot. Të kishin kurajo. Jo në tavolina e në sms. Duhet parë nga e ardhmja. Jemi 30 vite demokraci, 46 vite mbeti komunizmi. Ne akoma ngelemi në ngërçin e 8 dhjetorit.

Ne duhet të marrim përgjegjësitë tona. Duhet të na pëlqejë Reforma në Drejtësi, edhe kur nuk na interesojnë vendimet e Gjykatave, jo vetëm kur na interesojnë.

Ne duhet të ripropozojmë PD si partner. Jo kur kryetari apo ish-kryetari komandon, por kur ka garë. Unë e shoh shpresën tek PD. PD është plotësisht e aftë, ka kapacitete njerëzore, moral të jashtëzakonshëm, por dueht të prevalojë morali, jo adhurimi. Sistemi demokratik nuk është vetëm ëngjël, ka ëngjëj dhe djaj. Rotacioni është magjia e këtij sistemi. Kemi mbytur frymën dhe nervin e konkurrencës. E djathta ka vetëm një filozofi, të jetojë në liri. Po të bëhemi ne të fortë e të vërtetë, frymëzues, të jemi vetvetja e largojmë Edi Ramën.

Basha duhet të ishte lider, të merrte përgjegjësi. Mos bëhet dëshmitari i heshtur i historisë. Në shoqërinë shqiptare ekzistojnë fanatikë dhe adhurime, edhe në PD ka numër të konsiderueshëm që janë të lidhur me Berishën. Shumica e madhe e demokratëve , shumica e atyre që votojnë janë për PD. Do ketë PD edhe nëse nuk është Berisha, do të ketë. Njerëzit do të guxojnë të mendojnë edhe përtej Berishës apo Bashës.

PD nuk është klub fanatikësh. Kemi detyrimin për një propozim të ri, 100% të ndryshëm. Partner serioz në radhë të parë me veten, qytetarin dhe partnerët ndërkombëtarë.

Unë kam mësuar vlerat perëndimore, jo marrëdhëniet. 31 vjet në demokraci, 46 nuk i bëri komunizmi. Kemi ende kriza. Që të ketë adhurues e fanatikë të Berishës, kur ka ende të Enver Hoxhës, atëhere po të ketë të Berishës.

Opozita e re nuk e ka të domosdoshëm Berishën e Metën. Por i del Ramës dhe e shkul nga aty ku është.”-tha Kadilli.