MENU
klinika

Lista

Këta janë fituesit e Këshillit Kombëtar të PD

18.07.2021 - 14:12

Partia Demokratike ka publikuar listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Pjesë e listës janë emra të njohur në PD.

Janë 300 anëtarë e rinj të Këshillit, të cilët janë zgjedhur pas votimit ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar.

Nuk rezultojnë të jenë shpallur shpallur fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Ndërkaq në listë janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Glauk Olldashi, Ahmet Prençi.

Dje Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike votoi për anëtarët e rinj të Këshillit.