MENU
klinika

Kanë shumë fibra

Këto 12 ushqime do t’ju mbajnë të ngopur për orë të tëra

31.07.2021 - 13:27

Të gjithë dëshirojnë të ndihen të ngopur për orë të tëra pasi të hanë drekën dhe të mos ndihen të fryrë. Por si?! A ka ndonjë mundësi të tillë?

Epo, ka një zgjidhje që nuk është tamam seksi, por funksionon.

Fibrat ndihmojnë në mbajtjen e zorrëve të rregullta, natyrisht ulin kolesterolin tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni më të ngopur.

Dietat me fibra të larta gjithashtu janë të lidhura me norma më të ulëta të kancerit të zorrës së trashë.

Por që të funksionojë mos hani fibra pa e menduar sasinë sepse do t’ju shkaktojnë fryerje dhe diarre.

Dhe mos harroni të pini të paktën tetë gota ujë në ditë për të ndihmuar organizmin.

Këto 12 ushqime me fibra të larta që kanë të paktën pesë gram fibra do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj…

1.Argjinare

Argjinaret janë një burim i madh fibrash, por shumë të vështira për t’u përgatitur. Për ta bërë më të lehtë sugjerohet shtimi i tyre sallata ose fruta.

2.Fasule lima

Të ngrira ose të konservuara janë opsioni më i mirë për të marrë të gjitha fibrat e fasuleve lima.

3.Thjerrëzat

Nga kjo lëndë vegjetariane ju do të merrni “tonë” me fibra dhe proteina. Vetëm me pak ujë thjerrëzat janë gati për 30 minuta.

4.Fasulet e zeza

Përzijini fasulet e zeza me patate të ëmbla dhe djathë dhe do të përgatisni një sanduiç me super fibra.

5.Makarona me grurë

Makaronat janë një ushqim çuditërisht i lartë me fibra. Merrni makaronat dhe gatuajini me salcë domatesh, vaj ulliri dhe limon dhe do të keni një vakt të pasur me fibra.

6.Mjedra

Sezoni i mjedrës është pikërisht vera dhe ato janë shumë të kushtueshme. Por ju mund t’i shijoni edhe jashtë stinës nëse i blini të ngrira dhe i bëni smothie.

7.Qiqra

Ato janë shumë të buta dhe janë plot me fibra. Nëse i gatuani me selino dhe karrota do të keni gati një sallatë plot fibra dhe proteina.

8.Elb

Elbin mund ta gatuani me brokoli, qepë dhe speca të kuq për një supë të mbushur me fibra.

9.Dardha

Dardha është një nga frutat më të pasur me fibra dhe janë një vakt i shëndetshëm.

10.Avokado

Një tjetër ushqim i pasur me fibra janë avokadot, të cilat nëse i kombinoni me një fetë bukë do të keni gati mëngjesin e shëndetshëm me fibra.

11.Manaferra

Manaferrat ashtu si mjedrat mund t’i merrni të ngrira dhe t’i konsumoni si smothie që të merrni fibrat e tyre.

12.Kikirikët

Kikirikët kanë një sasi të habitshme të lartë të fibrave për madhësinë e vogël që kanë.