MENU
klinika

Dua Lipa lë pas emra të njohur të muzikës

Këto janë 10 këngët më të dëgjuara në vitin 2021!

15.07.2021 - 10:58

Dua Lipa vazhdon të jetë një nga artiset “on top” të industrisë muzikore. Këngët e albumit të saj “Future Nostalgia” kanë rezultuar një sukses i vërtetë dhe një nga projektet e saj renditet si kënga e dytë më e dëgjuar për 2021-n.

Sipas raportit të MRC Data, kënga më e dëgjuar në SHBA gjatë 6 mujorit të parë të 2021-t është “Drivers Lisence” e Olivia Rodrigo. Kjo këngë kryeson me një diferencë prej më shumë se gjysmë milion kopje ekuivalente dhe mund të përfundojë vitin si hiti më i madh.

Ndërsa hiti “Levitating” i Dua Lipës që bëri namin gjatë vitit 2020, duket se vazhdon ende të dëgjohet nga shumë njerëz. Kjo këngë renditet e dyta në listën e 10 këngëve më të dëgjuara të 2021-t. Single-i i “Future Nostalgia”, është në bashkëpunim me DaBaby dhe është bërë së fundmi shumë virale edhe në TikTok.

“Save Your Tears” e The Weeknd renditet në vendin e tretë dhe pritet të arrijë suksese edhe më të mëdha. 5 këngët më të dëgjuara përfshijnë “Up” të Cardi B dhe “Astronaut in the Ocean” i Masked Wolf.

Ndërkohë The Weeknd ka rezervuar edhe një vend tjetër në listë. Ai renditet po ashtu në vendin e gjashtë me hitin e famshëm “Blinding Lights”.