MENU
klinika

Zbulojini...

Këto ushqime ndihmojnë në lehtësimin e ankthit!

30.07.2021 - 12:29

Ankthi është një term ombrellë që përdoret për të përshkruar çrregullime të ndryshme – të tilla si çrregullimi i përgjithshëm i ankthit, ankthi shoqëror dhe fobitë – dhe përgjithësisht karakterizohet nga ndjenja të vazhdueshme tensioni, shqetësimi dhe nervozizmi që mund të ndërhyjnë në jetën e përditshme.

Në shumë raste, terapitë janë mënyra më e mirë e trajtimit të ankthit si edhe strategjitë që mund të përdoren për të zvogëluar simptomat. Përpos këtyre, që janë kryesoret, ka disa ushqime që mund të hani të cilat mund të ndihmojnë në mbështetjen e funksionit të trurit dhe të ulin ashpërsinë e simptomave.

Ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

1. Salmoni: përmban lëndë ushqyese që promovojnë shëndetin e trurit, duke përfshirë vitaminën D dhe acidet yndyrore omega-3. Këto lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në rregullimin e neurotransmetuesve si dopamina dhe serotonina, të cilët mund të kenë veti qetësuese dhe relaksuese.

Ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

2. Kamomil: përmban veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit të lidhur me ankthin. Kamomili besohet të ndihmojë në rregullimin e neurotransmetuesve që lidhen me gjendjen shpirtërore, siç janë serotonina, dopamina dhe acidi gama-aminobutyric.

Ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

3. Shafrani i Indisë: përmban kurkuminë, një përbërje e studiuar për rolin e saj në promovimin e shëndetit të trurit dhe parandalimin e çrregullimeve të ankthit.

Ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

4. Çokollata e zezë: përmban flavonole, të tilla si epikatekina dhe katekina, të cilat janë komponime bimore që veprojnë si antioksidantë.

Ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

5. Kosi: Probiotikët, ose bakteret e shëndetshme, të gjetura në disa lloje të kosit mund të përmirësojnë disa aspekte të mirëqenies tuaj, përfshirë shëndetin mendor.

Ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

6. Çaji jeshil: përmban L-theaninë, një aminoacid që është studiuar për efektet pozitive që mund të ketë në shëndetin e trurit dhe uljen e ankthit.

Ushqime të tjera: banane, vezë, mish dhe produkte të qumështit, farat chia, tërshërë, agrumet, specat, bajamet dhe boronicat.

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!