MENU
klinika

Për t’u mbrojtur nga përmbytjet

Kina po krijon qytete “sfungjer”

15.07.2021 - 19:10

Ndonëse zhvillimi urban në Kinë po ecën me ritme marramendëse, ndryshimi i klimës po degradon cilësinë e jetës. Kina ka propozuar një plan inovativ për të shmangur përmbytjet, duke kthyer 80 përqind të zonave urbane në “sfungjer”, për të thithur dhe ripërdorur të paktën 70 përqind të ujit të shiut.

Mbledhja e ujit të shiut automatikisht rrit disponueshmërinë e ujit për përdorime të ndryshme. Kjo qasje jo vetëm që zvogëlon përmbytjet, por gjithashtu forcon rezervuarët e ujit të një qyteti. Qyteti i Lingang afër Shangait është një shembull shumë tipik.


Çdo hapësirë ​​e lirë është bërë një kopsht me bimë dhe pemë që presin të ujiten. Ligatinat natyrore që mbledhin ujërat e shiut janë ruajtur, si dhe janë krijuar struktura artificiale si liqene. Kulmet e ndërtesave janë bërë “të gjelbërta”, ndërsa trotuaret janë të përshkueshme nga uji në gjendje të gjejnë një rrugëdalje në tokë ose të grumbullohen në rezervuarë nëntokësorë për ripërdorim.