MENU
klinika

Zyrtarizimi

Kontratë dyvjeçare, Milan prezanton numrin 10

19.07.2021 - 19:23

Milani zyrtarizoi afrimin e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për një rikthim, atë të Brahim Diaz, që ishte në huazim me të drejtë blerje brenda dy viteve të ardhshme, me Real Madrid që ka të drejtën e riblerjes gjithashtu.

Kuqezinjve do t’iu kushtojë 3 mln euro në dy vjet huazimi dhe do të mund ta blejnë për 22 mln euro në total lojtarin, ndërsa Real duhet të paguajë 27 për ta kthyer mbrapsht. Diaz ka zgjedhur fanellën me nr.10 të lënë të lirë nga Hakan Calhanoglu që u largua tek Inter.

“Milan është i lumtur të njoftojë se ka fituar shfaqjet sportive të Brahim Abdelkader Diaz nga Real Madrid CF mbi një bazë të përkohshme dyvjeçare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AC Milan (@acmilan)

Lojtari bashkohet me klubin e Milanit deri më 30 qershor 2023. Brahim, pasi ka zhvilluar 39 paraqitje dhe 7 gola për AC Milan sezonin e kaluar, do të vazhdojë të veshë fanellën e Milanit dhe të mbajë numrin 10″ – shkruhet në njoftimin e Milan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Episodi me këngën "Bella Ciao"

Klubi mbron Hysajn nga “fashistët” e Lazios