MENU
klinika

Fjala e Enverit në Byro

“Korça drejtohet nga një fodull, si Ramazan Xhangolli…”

04.07.2021 - 14:10

       Publikohet një dokument i panjohur i Arkivit Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përket muajt mars të vitit 1962, ku ndodhet diskutimi i Enver Hoxhës i mbajtur në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 31 mars të atij viti, ku Byroja në një nga pikat e rendit të ditës u ndal dhe analizoi gjatë punën e Sekretarit të Komitetit të Partisë të rrethit të Korçës, Ramadan Xhangolli, i njohur ndryshe me pseudonimin e Luftës si “Xhakua”. Diskutimi i plotë i Enver Hoxhës në atë mbledhje me akuza të ashpra ndaj “Xhakos”, që njihej ndryshe edhe si një njerëzit më të preferuar të kryeministrit Mehmet Shehu, i cili në vitin 1975, do të shkarkohej nga të gjitha funksionet partiake dhe shtetërore!

Fjala e Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH:

31 mars 1962

Mendoj se kritikat që bënë të gjithë shokët e Byrosë Politike, janë një e tërë me shumë rëndësi. Çdo diskutim që u zhvillua këtu plotëson tjetrin dhe të gjitha kanë qëllime të mira për të ndrequr në radhë të parë punën e Partisë në rrethin e Korçës, pastaj për të te ndrequr edhe ty, Ramadan Xhangolli, që je sekretar i parë i Komitetit të Partisë në atë rreth. Mua më duket se kritika që po të bëhet është një kompleks i tërë. Natyrisht, ti duhet të reflektosh thellë për këto gjëra, sepse deri tani nuk ke reflektuar fare, prandaj edhe vazhdon të mos i kuptosh gabimet.

Në rrugën që ke ecur për kryerjen e detyrave të ngarkuara nga Partia, është e vështirë që ti të kuptosh, menjëherë gabimet dhe nuk përjashtohet që përsëri edhe kritikat e sotme t’i kuptosh përciptazi. Në radhë të parë ti duhet të kuptosh mirë një gjë, që puna jote në Korçë ka qenë shumë e dobët. Kjo duhet të të fiksohet mirë në kokë. Eshtë fakt që ti në Korçë nuk ke punuar mirë, prandaj edhe rezultatet e punës tënde kanë qenë të dobëta. Këtej duhet ta fillosh gjykimin e kësaj çështjeje që të kuptosh se te ti ka mendjemadhësi, pastaj të reflektosh edhe të kuptosh përse ka ecur dobët puna ne atë rreth. Në qoftë se ti del jashtë këtyre konsideratave dhe kritikave të drejta që të bënë shokët e Byrosë Politike, nuk ke për të gjetur dot shkaqet e dobësive të tua ne punë.

Këtë çështje ti duhet ta analizosh në frymë partie, pa kërkuar të shfajësohesh për asnjë nga gabimet e tua. Mendimi im është se asnjë nga kritikat që të bënë këtu shokët, nuk ka qenë e ekzagjeruar, lëre pastaj të mendohet se ato nuk janë bërë në frymë partie, përkundrazi ato kanë qenë kritika të shëndosha. Prandaj po u përpoqe të gjesh disa «arsye» dhe të justifikosh dobësitë, do të dëmtohesh, nuk do të shërohesh, kurse kritika që të bëri me të drejtë Byroja Politike ka të vetmin qëllim: të të sjellë në rrugë të drejtë, pse je një shok vjetër, por që gjatë jetës tënde, e veçanërisht tani që problemi bëhet konkret, nuk ke treguar zotësi drejtimi, nuk ke përparuar. Partia edhe autoritetin tënd e ka pasur parasysh dhe jo vetëm që të ka ndihmuar në punë, po të ka vënë sekretar të parë në një nga rrethet më të rëndësishme te Shqipërisë.

Mirëpo ti nuk e ke justifikuar besimin që të ka dhënë Byroja Politike. Puna jote jo vetëm nuk ka shkëlqyer, po i ka sjellë edhe dëme Partisë. Nga të metat e tua të rëndësishme organizatës së Partisë të rrethit të Korçës i janë shkaktuar vështirësi ekonomike dhe disa vështirësi politike. Ti nuk ke bërë ndonjë faj politik, por një njeri që ka të meta serioze në punën e tij, që nuk shkundet prej tyre dhe nuk përparon, ai krijon edhe pa dashje disa situata të vështira, nga të cilat përfitojnë njerëzit e lëkundshëm ose armiqtë e Partisë. Në këtë mënyrë ti ke dëmtuar punën. Prandaj mos u përpiq të lehtësosh veten nga gabimet që ke bërë. Meqenëse ti qëndron shumë ne çështjen e mendjemadhësisë, duke mos pranuar se je i tillë, unë them se te ti ka mendjemadhësi. Mendjemadhësia shfaqet ne forma të ndryshme.

Ka njerëz që këtë e tregojnë me paraqitjen e tyre te jashtme. Këta, po t’i shikosh kur ecin rrugës, duken sikur mbajnë globin mbi supet e tyre, kurse brenda mund të jene bosh. Ka edhe njerëz qe ne pamjen e jashtme të lënë përshtypjen se janë mendjemëdhenj, arrogantë, këta, kur ecin rrugës, duken sikur e vrasin lart, por ne të vërtetë s’janë të tillë, për ta nuk ankohet njeri, sepse në punë e në marrëdhënie me të tjerë janë modestë, janë korrektë. Ka pastaj njerëz të tjerë që janë fodullë, po janë edhe të zotë në punë. Këta mburren në mënyrë të sëmurë, dhe për këtë duhen kritikuar, sepse thjeshtësia është kurdoherë e mirë. Duke kritikuar te njerëz të tillë mendjemadhësinë, ne nuk hedhim poshtë zotësinë dhe energjinë e tyre në punë, por këta ndihmohen që të luftojnë te vetja fodullëkun dhe të ecin përpara.

Ka edhe njerëz si ti, Ramadan, që nga pamja e jashtme dhe nga jeta duken te thjeshtë, por ne realitet jane mendjemëdhenj. Ndonjëri mund të mendojë se si mund t’i vesh Xhakos epitetin e njeriut mendjemadh, shikojeni si është: i thjeshtë, i parruar, kur ecën, shkon kurdoherë qosheve, këpucët herë i ka me lidhësa e herë pa lidhësa etj.! Po nuk duhet harruar se edhe ne njerëz te tillë ka fodullëk. Ajo që është e rrezikshme te fodullët e këtij tipi është se, kur nuk kanë rezultate ne punë, përpiqen te fshehin dobësitë me anën e autoritetit dhe me te kaluarën e tyre. Ti, shoku Ramadan, nuk je nga ata fodullë që kërkojnë te kenë një shtëpi te mirë ose një automobil luksoz, por ti je një fodull në pikëpamjet e tua jo te shëndosha, ne metodën e punës tënde që lë shumë për te dëshiruar, ne trajtimin që i bën kuadrit jo sipas mësimeve te Partisë.

Ti ke disa pikëpamje qe tregojnë se je fodull dhe një fodullëk i tillë është jashtëzakonisht i rrezikshëm, shumë me i rrezikshëm nga ai fodull që, megjithëse hundën e mban lart, punën e bën mire. Ky fodull çan malet, por nga rezultatet e mira të punës se tij dehet, mburret, i rritet mendja, natyrisht kjo nuk është e mire dhe njerëz te tillë duhen kritikuar, po te paktën këta fodullë punojnë, japin, kurse ti, Ramadan, nuk ke dhënë, përkundrazi me drejtimin e dobët dhe me disa nga këto pikëpamje te sëmura, ti ke dëmtuar punën e Partisë, armiku ka përfituar nga kjo situatë, e cila, po të lihej kështu, mund te bëhej e rrezikshme. Në këtë mënyrë duhet ta analizosh ti të gjithë punën tënde. Kritikat që të jane bërë, jane konkrete dhe kanë lidhje me punën tende në shumë sektorë e drejtime. Por gabimet e tua që u bënë objekt i kritikës kanë një burim: ti ke mbetur në vend, nuk lidhe mirë me jetën dhe me vështirësitë, ke disa koncepte krejtësisht të gabuara, të cilat, duke i mbajtur në kokë, mund të bëhen të rrezikshme.

Si të mos e kuptosh mendjemadhësinë tënde kur orientimet që dëgjove ne Byronë Politike te Komitetit Qëndror, ti nuk ia shtrove byrosë se Komiteti të Partisë te Rrethit. Ato që t’u thanë në Byronë Politike, para se gjithash, ishin direktiva te udhëheqjes se Partisë, prandaj medoemos duheshin çuar menjëherë në rreth. Kjo ka rëndësi parimore për mbarëvajtjen e punës se Partisë. Të gjithë shokët i zbatuan orientimet, kurse Korça, ku drejton ti, nuk i ka zbatuar dhe shkaktar për këtë je vetë ti, Ramadan Xhangolli. Përse nuk i zbatove këto orientime te Komitetit Qendror? Këtë nuk e bëre se, duke gjykuar me mendjen tënde, e gjeje me te përshtatshme atë metodë te mëparshme. Me të meta e dobësi serioze ne punën drejtuese te komitetit te Partisë, duke filluar që nga ti, si sekretar i parë. Kjo tregon qartë se te ti ka mendjemadhësi dhe ne qoftë se nuk e kupton këtë, atëherë ku po shkon?

Ç’të keqe ka që në një mbledhje te Byrosë Politike, ku analizuam një problem, te ftuam midis shokëve te tjerë edhe ty? Çfarë do te mendojnë shokët e byrosë se Komitetit te Partisë te Rrethit te Korçës, kur ata e dinë se ti u ftove për të marrë pjesë ne mbledhjen e Byrosë Politike, po kur u ktheve nuk u the asgjë? Natyrisht ata do te mendojnë se Ramadani është një hiçgjë, sepse shkoi dhe nuk na pruri asnjë këshillë e porosi. Këto që bën ti, nuk jane aspak te mira as për Partinë, as për sekretarët e komitetit të Partisë, as për udhëheqjen. Kur një shok vjen nga rrethi në Komitetin Qendror, ai diçka do të marrë, sikur edhe një përsëritje e çështjeve të bëhet në Komitetin Qendror prapë ajo e ka një qëllim. Ti, Ramadan, nuk lufton të zbatohen drejt edhe vendimet e Komitetit Qendror mbi bujqësinë. Kjo është shumë serioze. Ti jo vetëm nuk lufton që shokët te mobilizohen plotësisht për zbatimin deri në fund të vendimeve të Byrosë Politike dhe te Komitetit Qendror, por nga lëshimet ose pikëpamjet e tua që të pëlqejnë ose ngaqë nuk mendohesh thellë, në kooperativat bujqësore te rrethit te Korçës janë krijuar disa situata të vështira, nga të cilat mund te dalin yçkla te mëdha.

Në qoftë se vija e Partisë nuk zbatohet drejt e me kujdes edhe ne Korçë, ku kolektivizimi është bërë më shpejt dhe në fshat ka një nivel kulturor e agroteknik më te lartë e kuadro më të shumtë etj. Atëherë krijohen situata të vështira. Edhe ti që je sekretar i parë, nuk të vjen mirë po te të bëhen padrejtësi dhe, ne këto raste, nuk lejon te të merren nëpër këmbë arbitrarisht të drejtat e tua. Por këto të drejta duhen respektuar edhe te të tjerët. Mirëpo ti i zhvillon direktivat e Partisë sipas pikëpamjeve të tua. Ç’e pengonte Byronë Politike te thoshte që pensionet në kooperativat bujqësore të vendosen në të gjithë rrethin e Korçës? Po në këtë çështje duhet ecur me kujdes, me hapa të matura. Në Çështjen e pensioneve për kooperativistët duhej vepruar në bazë të udhëzimeve e të kritereve që janë dhënë se kujt do t’i jepen dhe sa do t’i jepen dhe jo njërit 1 për qind e tjetrit 4 për qind.

Në qytete ka pensionistë që marrin pension te pjesshëm që arrin masën 1 200 lekë në muaj. Me këto ata paguajnë qiranë, ujin, dritën, drutë etj., kurse fshatari këto i ka pothuajse pa para, pastaj ai ka kopshtin, nga i cili siguron ca te ardhura, e me gjithë këto ti i jep atij 2000 lekë pension! Pastaj, kur e shihni se e keni gabim, mund të thoni te tërhiqemi. Mirëpo tërheqja në raste te tilla është shumë e rrezikshme. Prandaj duhet te ecim me shumë kujdes dhe gradualisht edhe në dhënien e pensioneve. Edhe çështja e furrave ka qenë objekt i disa studimeve në Byronë Politike, dhe më parë në Kryesinë e Këshillit të Ministrave, ku është diskutuar gjatë si duhej vepruar. Kurse ti, Ramadan, na del me pikëpamje të tjera dhe pastaj te ndodhin situata te vështira, si ato që vërtetohen tani ne disa kooperativa. Kjo vjen se ti nuk je i rreptë në zbatimin e vendimeve dhe të udhëzimeve të Komitetit Qendror, të cilat nuk janë marrë ne erë, po ne bazë të eksperiencës se Partisë, prandaj edhe duheshin zbatuar në jetë me kujdes.

Përse je kaq i shthurur në këto çështje ti, shoku Ramadan? Je i shthurur sepse nuk e ke në dorë situatën, nuk je organizator i zoti, se të pëlqejnë disa pikëpamje të tua që nuk përputhen aspak me orientimin e përgjithshëm të Partisë, me direktivat e saj. Iniciativë shokët duhet të kenë, po kurdoherë brenda normave. Në qoftë se ti ke një pikëpamje për një çështje, të vish ta diskutojmë, dhe jo ta zbatosh pa vënë në dijeni Partinë, të vish ta shtrosh në Byronë Politike ose në Sekretariat dhe jo të shkelësh normat dhe direktivat. Kur fillon ta vësh në zbatim diçka që mendon, kooperativa bujqësore paraqitet e mirë. Mirëpo tani perse kërkon fonde ose një sasi bereqeti? Perse nuk i realizuat planet, ose perse nuk mobilizuat fshataret te mblidhnin me shume bime industriale dhe tani te kishin para në xhep për te blerë buke, po i kërkoni shtetit? Sigurisht, në këtë gjendje te krijuar, shteti nuk do t’i lere te vuajnë fshataret, po të na kërkojnë buke dhe te holla kooperativistet e fushës se Korçës, kjo duhet te te boje të skuqesh, keto qe ke bere ti, nuk jane aspak veprime te drejta.

Partisë i vjen keq qe Korça ka rene në fund të klasifikimit. Sidomos vitet e fundit ti nuk ke menduar je vetëm per te ecur përpara, që rrethi i Korçës të paktën të ishte në një nivel te qëndrueshëm, përkundrazi je shkaktar që ky rreth po shkon ne fund. Kjo duhet të te shqetësonte shumë edhe kur u bene analizat, edhe tani para se te vije ne Byronë Politike. Çështjet ekonomike kane rëndësi te madhe per organizatën e Partisë të një rrethi. Por neë këtë drejtim ti nuk ke pasur rezultate. Edhe çështjet organizative te Partisë jane me shume rëndësi. Por drejtimi i organizatës se Partisë te rrethit te Korçës nga ana jote ka qënëshume i dobët. Nuk mund te pranohen arsyetimet e jep ti.

Ai që bën një gabim ose faj, duhet të ta dijë për të mirë në qoftë se e kritikon dhe të reflektojë e të korrigjohet. Kush gabon ose bën faje, duhet ndihmuar duke e kritikuar dhe jo t’i fërkohen krahët. Ti je mjaft liberal, nuk i kritikon të tjerët, sepse, po ta bëjë këtë, të tjerët do të t’i nxirrnin lakrat në shesh. Po mos harro se kështu do të të kishin ndihmuar. Po të kritikohen shokët nga ti, do të të kritikojnë edhe ata, pra ndihma do të jetë reciproke. Mirëpo, ti, me drejtimin tënd të dobët, ke krijuar një gjendje plogështie në organizatën e Partisë të Korçës. Mos kujto se punën në një rreth e bën vetëm sekretari i parë i komitetit të Partisë ose kryetari i komitetit ekzekutiv. Jo, punën e Partisë e bëjnë të gjithë komunistët. Edhe në Korçë vepron organizata e Partisë, e cila është e shëndoshë, është një organizatë me tradita patriotike dhe besnike e Partisë. Por lëshimet që janë lejuar në radhë të parë nga ti, mungesat tuaja të drejtimit janë reflektuar edhe në disa sektorë, ku puna e Partisë ka rënë shumë. Megjithatë në organizatën e Partisë të Korçës komunistët kanë një vullnet të madh dhe jam i sigurt se, kur atje të analizohen këto dobësi, ajo menjëherë do të gjallerohet dhe puna e Partisë do të forcohet me tepër, sepse komunistët dhe populli i këtij rrethi kanë qenë kurdoherë në ballë të emulacionit. Faji kryesor për dëmet e punës në rrethin e Korçës qëndron ne radhë të parë te ti, se po të ishe ti në krye të detyrës, po të kuptoje mirë këto çështje pas gjithë ndihmave që të janë dhënë, gjendja në organizatën nuk do të ishte kështu, siç paraqitet sot. Ndihma ty nuk të ka munguar, shokët nga qëndra të kanë ndihmuar edhe ty personalisht nëpërmjet ekipeve dhe me të gjitha format e tjera.

Këtë ta kesh të qartë. Masa që po marrim për të të larguar nga Korça ështëe drejtë. Në qoftë se ne do të të lemë përsëri në Korçë, as gjendja e organizatës së Partisë nuk do të ndreqet, as ti nuk do të ndreqesh. Ti duhet ta kuptosh drejt se atje ku do të të dergojmë se ne do të të lemë përsëri në Korçë, as gjendja e organizatës së Partisë nuk do të ndreqet, as ti nuk do të ndreqesh. Ti duhet ta kuptosh drejt se atje ku do të të dërgojë Byroja Politike, me gjithë të metat e dobësitë që janë vënë re në punën tënde, prapë Byroja Politike ka shpresë se do të ndreqesh dhe për këtë ndihma nuk do të mungojë. Por këto gjëra duhet t’i realizosh mirë, se nuk janë të thjeshta, të mos lëkundesh, ndryshe detyrat nuk ke për t’i kryer si duhet. Natyrisht, po të mos e kryesh edhe detyrën që të caktohet tani, Partia do të të verë në një vend tjetër, po kjo do ta dëmtonte punën e saj.

Partia na shikon edhe të mirat, edhe të metat. Tani ne kemi nga 21 vjet në Parti. Ti punën nuk e kryen mirë dhe kështu e dërrmon Partinë. Këtë gjë duhet ta kuptosh mirë. Për ato që nuk kupton, kërko ndihmë. Mos kujto se di gjithshka. Siç edhe u tha, ti, Ramadan, je përgjegjës kryesor për dobësitë që vërtetohen në Korçë, po përgjegjësi kanë gjithashtu edhe shokët e tjerë të byrosë, te cilët ne i kritikojmë që të ndreqen. Eshtë e domosdoshme që vetë shokët e udhëheqjes së Partisë të këtij rrethi të reflektojnë në shkaqet e dobësive dhe të mobilizohen për forcimin e punës. Ne kemi bindje se ata do ta bëjnë këtë, sepse kjo është në interes të Partisë. Mendoj që edhe aparati i Komitetit Qendror, sidomos Drejtoria e Bujqësisë, të ndihmojë më mirë për zhdukjen e gabimeve që janë vërtetuar në sektorin e bujqësisë në rrethin e Korçës./Memorie.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkrimi i ’61-it te “Shejzat”, ku Enveri akuzon Koliqin

“Pas 30 vitesh takova Çabejn, ai s’ka bërë krime si Ernest Koliqi”

Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit

“Janë munduar… të më shkelin çdo ditë të jetës”!

“Këtë lloj ndihme s’e duam...”

Fjala e panjohur e Enverit më 30 maj të 1960-ës