MENU
klinika

Zyrtare

Kukësi zgjedh trajnerin ri, vjen nga shkolla italiane

15.07.2021 - 18:43

Pas 1 muaji e gjysmë, Kukësi ka zgjedhur trajnerin e ri, i cili do ta udhëheqë ekipin për ta rikthyer sërish në majë. Diego Longo është zyrtarisht trajneri i verilindorëve.

45-vjeçari, ka firmosur sot kontratën me klubin verilindor, teksa së bashku me të ka firmosur edhe asistenti Amadeo Di Late, ish-portieri i Sampdorias dhe Livornos.

Longo do të prezantohet nesër para mediave në stadiumin “Air Albania”, në orën, teksa pasdite do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë me ekipin.

Italiani i bashkohet Kukësit pas pas një aventure të gjatë si asistent në disa klube të njohura në Europë, por edhe në kombëtaren e Rumanisë! Tekniku 45-vjeçar ishte së fundmi ndihmës i Mircea Lucescut në klubin e Dinamo Kiev.

NJOFTIMI I KLUBIT

Benvenuto in Albania, Diego Longo

Futboll Klub Kukësi njofton se Diego Longo është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës! Tekniku italian vjen te ekipi ynë pas një aventure të gjatë si asistent në disa klube të njohura në Europë, por edhe në kombëtaren e Rumanisë! Tekniku 45-vjeçar ishte së fundmi ndihmës i Mircea Luçeskut në klubin e Dinamo Kiev.

Longo ka firmosur sot kontratën me ekipin tonë dhe së bashku me të, ka firmosur edhe asistenti, Amadeo Di Latte! Ish-portieri i Sampdorias dhe Livornos do të ketë rolin e ndihmës trajnerit në skuadër.

Trajneri do të prezantohet nesër para mediave në stadiumin “Air Albania”, në orën 12:30 minuta, teksa pasdite do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë me ekipin. Klubi i Kukësit i uron Longos suksese dhe punë të mbarë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Biznesmeni u skualifikua në fillim

Privatizimi i Vllaznisë, Ademi paditet në SPAK