MENU
klinika

Pamjet

Ky është treni më i shpejtë në botë

30.07.2021 - 12:34

Zhvillon një shpejtësi maksimale prej 600 km në orë, përdor forcën elektromagnetike dhe bën rrugën Pekin-Shanghai për 2.5 orë. Ky është treni i ri maglev, i prodhuar nga Kina dhe që përdor forcë elektromagnetike, që do të thotë se treni “lëviz” mbi linjë pa kontakt me binarët.

Treni ka aftësinë për të arritur një shpejtësi maksimale prej 600 km në orë, gjë që e bën atë më të shpejtë në botë, siç njoftuan mediat shtetërore të vendit. Kina ka përdorur teknologjinë e energjisë elektromagnetike për gati dy dekada, por në një shkallë shumë të kufizuar.

Shanghai ka një linjë të shkurtër që përdor këtë teknologji dhe lidh qytetin me një nga aeroportet e tij. Me këtë shpejtësi, treni do të jetë në gjendje të bëjë rrugën Pekin – Shanghai në vetëm 2.5 orë, një udhëtim prej më shumë se 1.000 km orë.

Shumë vende, nga Japonia në Gjermani, po përpiqen të ndërtojnë rrjete maglev, por kostoja e lartë dhe papajtueshmëria me infrastrukturën aktuale mbetet pengesa kryesore.