MENU
klinika

Conference League

Laçi historik, kalon në turin e tretë

29.07.2021 - 22:27

Për herë të parë në kupat e Evropës, Laçi kalon në turin e tretë. Pasi fitoi 1-0 ndeshjen e parë në Elbasan ndaj rumunëve të Universitatea Craiova, kurbinasit rezistuan në kthim dhe e mbyllën 0-0.

Një sukses historik për Laçin, që në historinë e vet nuk e ka fituar kurrë titullin në Shqipëri. Vërtet për t’u përgëzuar Shpëtim Duro dhe të besuarit e tij, që arrijnë të përballojnë rivalë të fortë.

Në turin e tretë Laçi do të gjejë Anderlechtin. Kuptohet, këtu shkalla e vështirësisë është tepër e madhe, por fundja kurbinasit nuk kanë cfarë të humbin dhe një lojë e lirshme mund të sjellë surprizën e radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN