MENU
klinika

"Kostandini dhe Jurendina"

Legjenda që na e rrëfyen arbëreshët

02.07.2021 - 18:50

       Legjenda e famshme “Kostandini dhe Jurendina” është pa dyshim, më e bukura dhe më tronditësja në trashëgiminë tonë gojore.

Për herë të parë dëshmon si studim etnologjik me materiale burimore qysh me Dorëshkrimin e Famshëm Arbëresh të Kieutit, (1737) vepër e shkrimtarit të njohur arbëresh Nikollë Filja (1671-1769), lindur nga një familje historike arbëreshe, shpërngulur në Italinë e Jugut, pas pushtimit osman të Shqipërisë në shekullin XV, me origjinë nga Filati i Çamërisë.

Filja renditet midis folkloristëve të parë arbëreshë.

Në kapitullin III, të këtij dorëshkrimi, nën titullin “Kënkezë të pleqrijsë”, jepen 18 këngë popullore, balada, këngë historike dhe lirike popullore, të cilat i përkasin folklorit të arbëreshëve të Siçilisë.

Legjendën e famshme e gjen në dhjetëra variante në tërë hapësirën shqiptare, veri e jug, por asnjë prej tyre nuk ka bukurinë e variantit arbëresh.

Më vonë, ajo mori përkushtimin e zjarrtë të poetit më të madh lirik shqiptar, De Radës dhe sa e sa poetëve e studiuesve të tjerë arbëreshë të Italisë.

Vetëm te ky version gjejmë për herë të parë emrat e vërtetë (dhe jo artistikë) të baladës, vendin ku u martua motra e Kostandinit dhe ngjyrime të tjera thellësisht arbërore. Heronjtë e saj, janë Kostandini dhe Jurendina, një emër, që më së shumti, nga banorët e vjetër shqiptohej edhe me rënien e “J”-së, së pazëshme, duke mbetur thjesht Urendina ose Urëndina.

 “Urëndina, motra ima,

ç’ësht ki sinjall (ki shëngj) që m’shek?

I vreni ka xerku: “Veshzit tënd

jan t’pluhuruara”

 

… rrëfiar nga nglezot Matallena Brunetti (101 vjet).

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit