MENU
klinika

Veçanërisht të atin, Princin Charles!

Libri i ri i Harry-t shqetëson Familjen Mbretërore!

26.07.2021 - 11:23

Pas lajmit se Harry do të botojë një libër me të pathënat nga jeta e tij, thuhet se Mbretëresha, Princi Charles dhe Princi William janë shokuar plotësisht pasi vendimi i tij për të botuar katër libra mbi Familjen Mbretërore “kërcënon” monarkinë.

“Harry po hap një tjetër “luftë” kundër Pallatit Buckingham, por këtë herë, dëmi pritet të jetë “i pariparueshëm. Duka i Sussex është duke punuar me disa shtëpi botuese të famshme për katër libra për 40 milionë dollarë, njëri prej të cilëve do të publikohet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth”, shkruan “Daily Mail”.

Këtë radhë, Harry nuk ka në shënjestër vetëm Princin Charles, i cili është në radhë për fronin, por do të shkaktojë një përçarje e madhe në institucionin e monarkisë, thonë burimeve mbretërore.

Thuhet se në faqet e këtij libri, Harry do të japë dhe versionin e tij të Megxit dhe arsyen pse ai dhe bashkëshortje e tij, Meghan Markle hoqën dorë nga rolet mbretërore duke u shpërngulur në anën tjetër të oqeanit, larg familjes mbretërore.  Duka i Sussex pritet të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e trazuara dhe asapk të mira me babanë e tij, Princin Charles dhe shkaqet e përçarjes së thellë me vëllain e tij më të madh, Princin William.