MENU
klinika

Ungjilli treshekullor

Libri i Shenjtë i Mrekullive

05.07.2021 - 14:10

        Kisha e Vatikanit, në vitin 1735, në shenjë mirënjohje i dhuroi Ungjillin e Shenjtë familjes Preçi nga Mirdita. 96-vjeçari Pjetër Gjon Preçi thotë, se ky ungjill iu dhurua gjyshit të tij, 286 vite më parë, pasi ai ndihmoi në ndërtimin e kishës katolike në Blinisht.

“Ungjilli ka ardh’ pasi ka ndërtuar kishën gjyshi, ia ka dhuruar Vatikani”.

-Në kohën e diktaturës, ishte problem ta mbaje ungjillin në shtëpi?

“Po dhe baba jem e fshehu në pal të duhanit. Ai më thotë mua, se ky ungjill do të rrijë në këtë deng të duhanit dhe nuk d’e luaj sa të kem jetën. Dhe kështu bëri”.

Ungjilli i familjes Preçi ishte kushtetuta e Mirditës.

-Kolë, përse është i rëndësishëm ky ungjill për familjen tuaj?

“Ne kishim besim absolut, tek ungjilli. Ku ungjill ka shërbyer për pajtime gjaqesh”.

-Çfarë ndodh nëse bën be të rreme mbi ungjill?

“Nëse bën një be të rreme, atëherë do të ndodhë një fatkeqësi, kjo fatkeqësi do të ndjekë për 7 breza”.

Për besimtarin 96-vjeçar, ky është ungjilli i mrekullive.

Shtëpia e kësaj familjeje është shkrumbuar dy herë nga zjarri, por e vetmja gjë që i ka shpëtuar flakëve, ka qenë libri i shenjtë.

“U dogj shtëpia dhe menjëherë, pyetëm për ungjillin. A ka qenë brenda? Po, pasi fikëm zjarrin shkuam dhe pamë që ungjilli ishte i padjegur, në mes të shtëpisë.  Kështu na ra zjarri përsëri në shtëpi, edhe kësaj herë gjithçka u bë hi dhe ungjillin, kurrë gjë nuk e gjeti.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjatë udhëtimeve të tij

A ka qenë Shën Pali edhe në Iliri?