MENU
klinika

UNESCO!

Madrid: zemra e qytetit, Trashëgimi Botërore

26.07.2021 - 14:00

        Dy zonat më tërheqëse dhe popullore të Madridit, i shtohen listës së trashëgimive botërore UNESCO. Bëhet fjalë për Paseo Del Prado, bulevardi mes pemëve në qendër të kryeqytetit spanjoll, ku gjendet edhe muzeu i Prado, dhe Park El Retiro, një prej zonave më të vizituara të qytetit.

“Mendoj së është zemra e Madridit. Nuk njoh ndonjë që vjen këtu dhe nuk viziton Retiron, për ndonjë shëtitje, a pije. Është qendra, zemra e qytetit”, – shprehet një banore.

“El Retiro”, një hapësirë e gjelbër urbane me liqen e varka, ka qenë fillimisht pallat dhe kopsht i ndërtuar për mbretiN Felipe IV, në shekullin e 17-të.

Ndërsa “Paseo Del Prado”, ishte një prej bulevardeve të para në kryeqendrat europiane, ku të gjithë qytetarët, pa dallim klase, mund të kalonin kohën e lirë dhe të shëtisnin, siç bëri të ditur, ministria e Jashtme spanjolle.

Vlerësimi konsiderohet veçanërisht, si simbolik në kontekstin aktual të pandemisë, ndërsa thuhet se hapësira e ka përmbushur plotësisht funksionin për të cilin u krijua.

Kryeministri Pedro Sanchez, nuk vonoi ta festonte lajmin.

”Vlerësim i merituar, për një zonë në kryeqytet që përfaqëson trashëgiminë tonë histrike, kulturore dhe artistike”, – shkruan ai në “Twitter”. Ndërkohë, kryebashkiaku Jose Luis Martinez-Almeida, u shpreh se, ndihet krenar dhe i lumtur, për trashëgiminë e kryeqytetit spanjoll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një verore para verës

“UNESCO pronëson ritualin”