MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar

“Çmendet” Manaj, tre gola me ekipin e parë të Barçës

21.07.2021 - 20:37

Rey Manaj edhe njëherë tjetër lë shenjë me ngjyrat blaugrana. Por kësaj here me ekipin e parë. Pavarësisht se një ndeshje miqësore, sulmuesi shqiptar ka zhbllokuar ndeshjen ndaj Gimnastic.

Trajneri Koeman e futi në lojë në fillimin e pjesës së dytë dhe Manaj ia shpërbleu në minutën e 60-të, duke zhbllokuar sfidën në 1-0. Një supergol nga sulmuesi lushnjar, teksa topi përplaset në traversë dhe përfundon në rrjetë, me portierin që vetëm e shikon.

Por sulmuesi ynë nuk do të ndalej këtu, pasi shënon edhe 2 gola të tjerë, në 86’ dhe 90’, këtë të fundit me penallti. Ndeshja e u mbyll 4-0. Tre gola me ekipin e parë marrin vëmendjen maksimale.

Për sulmuesin e Kombëtares është folur për një transferim të mundshëm në Itali me Cremonesen (ish-klubi i tij), që luan në Serie B. Megjithatë, edhe në Spanjë janë disa klube që e duan.