MENU
klinika

Shpërthimi në Velipojë

Manastirliu viziton në spital nënën dhe tre fëmijët e plagosur

04.07.2021 - 15:42

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar në pavionin e “Djegie-plastikës” në QSUT, katër pjesëtarët e familjes Gjoka, të cilët u plagosën rëndë këtë mëngjes nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë.Mjekët e kanë cilësuar gjendjen e katër pjesëtarëve,si tejet të rëndë. Kujtojmë se shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm.

40-vjeçarja A. Gjoka, ishte ngritur në mëngjes për të përgatitur kafe dhe pikërisht në këtë moment ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm. Dyshohet se më parë ka pasur një rrjedhje gazi të bombolave më të vogla, çka ka çuar më pas në shpërthimin e fuqishëm, i cili është dëgjuar në një pjesë të mirë të plazhit të Velipojës.

Gjendja e familjarëve të plagosur:
Referuar burimeve, raportohet se djegiet janë të gradës së tretë e të katërt dhe katër anëtarët e familjes Gjoka janë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Mjekë kanë thënë se ata nuk mund të transferohen në Itali, pasi gjendja e tyre është shumë e rëndë. Gjithashtu, referuar faktit që familjarët e djegur ishin futur në pishinë, mjekët kanë pohuar se në momentin që përfshihesh nga flakët, uji ndihmon në frenimin e djegies së trupit, por në rastin konkret pishina ka pasur klor, një kimikat ky që mendohet se ndikon negativisht në djegien e trupit.

Champions League, ndeshjet e treta në grupe

Chelsea mposht Milanin, Juve bën detyrën, ngec PSG

Pedagogu Alimehmeti: Do bojkotojmë mësimin derisa…

“Një në 3 maturantë vendos të ikë jashtë vendit”

Rrëmbime, vrasje e kërcënime/ Si u zbulua fajdexhiu i Niklës

Fajdet po falimentojnë me qindra biznese në Shqipëri!

"Ja pse s’kërkuam nga NATO të përdorin Nenin 5"

Rama flet për gazetën amerikane për sulmin e Iranit ndaj Shqipërisë