Italia zhvilloi seancën e parë dhe të fundit stërvitore në Coverciano pasi u kthye nga Mynihu në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale kundër Spanjës. Të hënën në mëngjes azzurët do të largohen rreth orës 11 me një fluturim charter nga Firenze në Luton.
Nuk do të ketë stërvitje në Wembley për asnjërën nga skuadrat gjysmëfinaliste, madje edhe për vetë Anglinë, pasi aty do të luhet edhe finalja. Mancini thuajse e ka përvijuar formacionin.
Në vend të Spinazzolas të dëmtuar do të luajë Emerson Palmieri, Toloi dhe Belotti u stërvitën veçmas, por kjo nuk do të thotë gjë, thjesht për t’i mos i ngarkuar.
⚽️ Your Goal of the Round?
🇮🇹 Lorenzo Insigne: Belgium v ITALY
🇩🇰 Kasper Dolberg: Czech Republic v DENMARK
🇮🇹 Nicolò Barella: Belgium v ITALY
🇨🇿 Patrik Schick: CZECH REPUBLIC v Denmark@GazpromFootball | #EUROGOTR | #EURO2020 pic.twitter.com/s4JIvvNdVr— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) July 3, 2021
Anësori i Chelsea do të jetë e vetmja risi në krahasim me 11-en që mundi Belgjikën. Gjithashtu konfirmohet Ciro Immobile në qendër të tridentit, pavarësisht testit të paqartë kundër Lukaku dhe shokëve të tij.
ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.